Home KRYESORE Borat

Borat

Nga Blerta Haxhiaj

“Hello, My name is Borat” – me siguri e mbani mend përsonazhin e famshëm Borat, një gazetar duke udhëtuar nëpër Amerikë dhe duke xhiruar jetën e vërtetë Amerikane me Amerikanët, duke marrë përsipër këtë udhëtim, më ndihmën e Shtetit të vet, Borat fillon udhëtimin drejt “Vendit më Madhështor në Botë” sëbashku më producentin e tij, për të realizuar një dokumentar. Para së të niset për udhëtim ai përshëndetët më gruan e tij dhë “motren” e tij, për tu përballur më një sërë peripecish, që më pas Borat-i të gjithë eksperiencën e marrë në USA e sjell në fshatin e vet në fushën e religjonit dhe teknologjisë.

Në film paraqitet Kazakhiztan-i duke lartësuar burimet e domosdoshme të vendit për zhvillimin ekonomik të tij, ky personazh paraqitet me një antisemitizem të fuqishëm, me një seksizem, të cilat janë karakteristikat e tij si pasoje e normave kulturore.

Pjesërisht Satire dhe pjesërisht si një dokumentar që të shokon Borat i’a del të paraqitet ofenduesi me gazmor në mënyrat më të mundshme dhe ekzistuese, përkundrejtë shumë kritikave të shumta që filmi ka marrë si titulli dhe përsonazhi janë akoma të freskët dhe shumë gazmor në mendjet tona, bile duke ekzagjeruar deri aty sa që ne nuk i vërejmë Borat-ët tanë që na rrethojnë në përditshmëri me ligjshmërinë e tyre, mbizotërimin e tyre, rehatinë e tyre e cila mbetet thjesht vetëm ti themi “Hello Borat” fushat e shumta të spikatura në film jo vetëm godasin ato mirëpo paraqesin dhe një realitet që në shoqëritë tona janë aktuale dhe akoma të pashërueshme. (Zhvillimi ekonomik i decentralizuar)-(Emigracioni) – (Arsimimi) – (Transicioni i pambaruar) – ( Etika inkluzive)

Borat duke u munduar të mësojë kulturën Amerikane për të përfituar benefit për të mirën e vendit tij ai tregohet pak i ashpër, një reporter pak budalla e cili interviston njerëzit e famshën dhe ata të thjeshtë – e mira e së mirave tek ne nuk kemi anti-semitizëm si pasojë e ideologjisë 50 vjeçare (ateizem), racizem (njerëzit me ngjyrë), ai duket budalla në sytë e të tjerëve në Amerikë ndërsa në sytë e vendasve të tij duket si në hero që sjell të mira për vendin e tij, kjo mund të paraqitet se si këndvështrimet e ndryshme ndikojnë në përceptimin e një qëllimi. Sa shumë Borat-a vazhdimisht i takojmë dhe me pamundësinë t’u flasim apo të bisedojme me ta nuk arrijmë as t’u themi “Hey Borat, kam këtë problem!”- Mos vallë ata na bëjnë derman dhe të mbështetemi te ata? Sa Shpirt-mirë jemi ne dhe mirëpresim anomalitë e kulturave të huaja?

FB_IMG_1458280926771Nuk ekziston ajo shprehja ku nuk ka kulturë duhet të ketë diktaturë, sepse normat kuturore, etika, morali, dija, dashamirësia për ti marrë këto dhe aplikuar këto i ka fillet që në bërthamën e shoqërise – jo në familje por te njeriu që kujdeset për individin e ardhshëm që ti shërbejë shoqërise dhe vetëvetës. Prandaj duhet të mësojmë nga Borat-i dhe të preventojmë që mos të përfundojmë jo si Ai por si duhet realisht të jemi, të kemi një enklave totale etiko-morale … Etika e cila na sherben per te treguar se si duhet te jetojme e bashkangjitur me Moralin qe na ve kufijt dhe na korrigjon …

Share: