Home KRYESORE Bulevardi i ri, dështojnë negociatat e banorëve me Veliajn

Bulevardi i ri, dështojnë negociatat e banorëve me Veliajn

Banorët tek zona e Stacionit të Trenit në Tiranë kanë dalë sërish në protestë për prishjen e banesave në kuadër të punimeve për ndërtimin e Bulevardit të ri tek Bashkia e kryeqytetit. Paraditen e sotme, banorët patën një takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për të gjetur zgjidhje për banesat që do t’u shemben. Por, në takimin me kryebashkiakun, nuk u arrit asnjë marrëveshje. Të mbledhur para Bashkisë së Tiranës, banorët thanë se i propozuan Veliajt ndërtimin e një pallati, ku do të qëndrojnë banorët që u shemben banesat, por banorët thanë se Veliaj nuk pranoi asnjë marrëveshje për ndërtimin e një pallati. Banorët kërkojnë që t’u shpronësohen pronat dhe të dëmshpërblehen për vlerën që u takon, ndërsa shtuan se kryebashkiaku u tha se gjithçka do të bëhet sipas ligjit. Duket se kjo eshte nje telash plus per kryebashkiakun Veliaj i cili po perballet cdo dite me protesta grupesh te ndryshme interesi, plus ato partiake.

Share: