Home KRYESORE Cilat jane fjalimet qe Opozita do te mbaje te enjten ne Parlament?

Cilat jane fjalimet qe Opozita do te mbaje te enjten ne Parlament?

Nga Romeo Gurakuqi

Cilat jane fjalimet qe Opozita do te mbaje te enjten ne Parlament? A do te bjere Opozita ne gracken e nje Pozite te korruptueme jakobiniste, qe ne vend te fjaleve qe pret publiku, e nxit te hedhe serish veze dhe te ofroje pretekstin qe te mbylle sa me shpejt seancen parlamentare? Une besoj qe gabimi i “vezeve parlamentare”, pa artikuluar asnje ide, pa mbajtur asnje fjalim te argumentuar politik, nuk do te duhet te riperseritet.

Le te themi, qe te enjten e mbrapa, Opozita do mbaje fjalime, do te shfrytezoje maksimalisht kohen e saj ne Parlament, per te ekspozuar pozicionin e saj, do te paraqese drafte projektesh legjislative per ta vene Poziten para detyres per te dhene pergjigje. Kjo veprimtari e Opozites Parlamentare do te duhet te perputhet tashme plotesisht, dhe do te duhet te ndjeke terrsisht, interesin e publikut qe ndodhet te dekurajim dhe i pa shprese.

Pra, nje Opozite e varur nga Interesat publike dhe te se ardhmes se vendit, dhe jo opozite konfuze e lidhur me humorin e individeve dhe kalkulimeve te tyre extra politike. Pozita synon ta vdese praktikisht tempullin e demokracise, duke shkurtuar ne maksimum te enjten parlamentare. Populli ka interes qe ne kuvendin shqiptar te trajtohen me ndjeshmeri dhe rrugezgjidhje, problemet akute te vendit.

Pozita ka interes te harroje cdo gje qe ka ndodhur nga marsi 2015 e kendej; Publiku eshte i prirur qe enigmat korruptive te zgjidhen dhe pergjegjesit te perfundojne para drejtesise. Opozita keshtu eshte e thirrur te veproje me maksimumin e efikasitetit, te pergjegjesise dhe te besnikerise ndaj interesave publike, duke lene pas interesat e individeve. Po a ka Opozita nje liste temash, mbi bazen e te cilave te enjten do t’ adresohet Pozites dhe Publikut me nje numer fjalimesh?Le te themi: Dekriminalizimi, nje draft te detajuar per t’u aprovuar nga Parlamenti , ne rrethanat e mosveprimit te Qeverise per te plotesuar kuadrin ligjor me akte nenligjore;

Rikonceptimi i Reformes ne Sistemin e Drejtesise pas sugjerimeve te Komisionit te Venezia-s; Byroja Nacionale e Hetimeve, pavaresia institucionale, riperkufizimi dhe zgjerimi i veprimtarise; Rindertimi i Pavaresise se Policise se shtetit, pavaresia dhe profesionalizmi; Komisioni Hetimor mbi veprimtarine e Drejtesise Penale, ne respekt te te drejtave te njeriut, paanshmerise dhe barazise se qytetareve para ligjit dhe pergjegjesia e zyrtareve te larte para organit te Akuzes; a riskon Shqiperia te shnderrohet ne nje diktature te kamufluar social-integriste?

romeo gurakuqiA perben mobilizimi socialist i masave te te rinjve ne politiken qeverisese, manipulimi ideologjik dhe rreshtiminorganizativ nje ringjallje te metodave mussoliniane te fashove dhe skemave enveriste te mobilizimit dhe pjesmarjes se masave rinore ne aktivitetin majtist? A perben manipulimi i femijeve per objektiva politike dhe klienteliste, nje operacion te denueshem antidemokratik, per manipulimin e nderhjegjes se opinionit publik? A ka ardhur koha per ndertimin e nje Fronti Demokratik Qytetar, me objektiva rindertuese te Demokracise, dhe sistemit Qeverises?

Share: