Nga Klodian Tomorri
Banka e Shqiperise e pranoi me ne fund se ngadalesimi i cmimeve tani eshte nje tendence, por nuk e pranon qe kjo po ndodh per shkaqe ekonomike. Guvernatori perdori dje nje term te ri, dizinflacion dhe tha se kjo situate eshte e perkohshme.
Pyetja qe lind eshte ku e di Banka e Shqiperise qe kjo situate eshte e perkohshme? Ka vetem dy shpjegime. Ose po ja fut kot ose e ka te mbeshtetur mbi fakte kete parashikm
TI SHOHIM PAK FAKTET
Treguesi kryesor ne parashikimin e inflacionit per te ardhmen eshte inflacioni i pritshem. Njerezit formojne pritje per te ardhmen. Problemi eshte se Banka e Shqiperise nuk e mat fare inflacionin e pritshem, ashtu si bankat e tjera qendrore, por thjesht ka vene nje pyetesor aty.
(Duhet te jete nder bankat e vetme qendrore ne bote)
Por edhe ne mungese te inflacionit te pritshem mund te perdoren tregues te tjere per te parashikuar inflacionin. Interesat e bonove te thesarit jane nje nder to.
CFARE PO NDODH ME BONOT E THESARIT?
Per here te pare ne historine e financave te Shqiperise interesat e bonove njevjecare te thesarit jane me te uleta se norma baze. Ne ankandin e fundit interesi rezultoi 1.59% kur norma baze eshte 1.75%. Pra, bankat private po i japin borxh qeverise me interes me te ulet se norma baze, qe eshte kostoja baze e parase.
CFARE DO TE THOTE KJO?
Tani na duhet matematika. Kur japin borxh bankat nuk duan tja dine fare per per normen nominale te interesit (pra kete 1.59%). Ato interesohen vetem per normen reale te interesit, qe eshte norma nominale minus inflacionin.
PSE
Sepse nese ti i jep borxh dikujt me interes 3 per qind per nje vit, por inflacioni per kete vit eshte 4 per qind ti ke humbur 1 per qind te parave te tua. Interesi real eshte 3-4 baraz -1%. Dhe gjeja e fundit qe nje njeri mund te prese ne kete jete eshte qe bankat te mos e dine kete. Kjo na con ne nje perplasje.
FISCHER vs BSH
Ka nje ekuacion ne matematiken financiare qe thote se:
i ≈ r + πe (1) ku
i eshte norma nominale e interesit (ne kete rast ne e kemi 1.59%)
r eshte norma reale e deshiruar e interesit
πe eshte inflacioni i pritshem
PRA i eshte ulur forte. Dhe kjo ka dy shpjegime.
1-Ose bankat kane ulur normen e kerkuar te kthimit qe eshte shkronja r ne ekuacion
2- Ose bankat presin qe inflacioni te ulet me shume qe eshte shkronja πe ne ekuacion
Ne nuk kemi arsye te besojme te paren. Por kemi shume te tilla te besojme te dyten.
Ne mund te perdornim edhe ca ekuacione te tjere per te sfiduar pretendimin e BSH qe renia e cmimeve nuk ka shkaqe ekonomike. Por shpjegimi i kurbes se filipsit do te kerkonte shume kohe. Per momentin na mjafton vetem kjo: Ka raste kur edhe bankat qendrore sillen ne menyre te cuditshme dhe “joshkencore”. Arsyet??? Nuk i dime.