Home KRYESORE Pa siguri demokracia rrezikohet, Shqiperia dhe Kosova

Pa siguri demokracia rrezikohet, Shqiperia dhe Kosova

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Demokracia eshte perballe sfidave serioze te sigurise. Madje edhe demokracite genuine, tradicionale dhe te konsoliduara po ballafaqohen seriozisht me kercenime dhe rreziqe sigurie kudo dhe ne cdo kohe.

Nderkohe qe shohim e lexojme cdo dite se si rreziqet dhe kercenimet e sigurise po tronditin themelet e demokracise, per paradoks, politikane, analiste dhe opinioniste te ndryshem ne Shqiperi dhe Kosove po “kritikojne” prioritizimin e sigurise ne “dem” te demokracise, po analizojne “paradigmat” qe burojne nga “dobesimi” i vlerave demokratike nen “arsyetimin e sigurise” e te tjera formulime variacionale te ketij thelbi.

Pa hyre fare ne kete debat pa kurrefare baze realiste dhe shkencore mendoj se ne Shqiperi, Kosove dhe perreth rreziqet dhe kercenimet perbejne shqetesim shume serioz per demokracine. Kjo per disa arsye themelore.

Se pari, Shqiperia dhe Kosova jane demokraci
te reja dhe ne tranzicion. Kushtetutat, ligjet, rregullat nuk kane akoma nje mbeshtetje ne sistemin e drejtesise. Ne te dy vendet tona, me disa ndryshime perkatese, nuk kemi sisteme drejtesie te pavarura, me integritet fhe profesionalitet te larte. Keto sisteme drejtesie krijojne vrima te rrezikshme per shtetin ligjor, rendin kushtetues, lirine e te drejtat e njeriut.
Keto sisteme drejtesie te dobeta demtojne ose paralizojne teresisht agjensite e zbatimit te ligjit. Kaosi institucional prodhohet parasegjithash nga sistemet e deshtuara te drejtesise. Kaosi eshte mjedisi me i favorshem per rreziqe dhe kercenime te demokracise.

Se dyti, Shqiperia dhe Kosova, me disa ndryshime, kane probleme ne sistemet e sigurise kombetare. Per shkak te antaresimit
ne NATO (Shqiperia) dhe te pranise se KFOR ( Kosova) te dy vendet nuk kercenohen kryesisht nga jashte, por me shume nga dobesite e brenddhme. Agjensite inteligjente, strukturat analitiko-parashikuese, agjensite e anti-krimit, anti-korrupsionit, anti-terrorit, kunder larjes se parave dhe trafiqeve te paligjeshme ekzistojne, por duket te jene profesionalisht te dobeta si dhe te fragmentarizuara nga njera-tjetra. Kjo gjendje i ka lene dy vendet tona me imunitet te dobet per parandalimin, menaxhimin dhe zgjidhjen e krizave nga rreziqet dhe kercenimet serioze. Ky vakum ne sistemin e sigurise i krijon hapsire elementeve, grupeve dhe strukturave kriminale e terroriste per destabilitet.

Se treti, mjedisi Ballkanik eshte fragjil. Ka shtete te reja, shtete te dobeta dhe shtete ne tranzicion. Keto kategori shtetesh nuk arrijne te krijojne nje rrjet bashkepunimi fqinjesor dhe dhe rajonal te sigurise. Dobesive te brendshme te ketyre shteteve u shtohen edhe problemet qe ato kane perkunder njeri-tjetrit.

Ne nje mjedis fqinjesor dhe rajonal plot fobi dhe armiqesi te fushave dhe niveleve te ndryshme eshte krejtesisht e mundshme qe strukturat e krimit transnacional dhe te terrorizmit te operojne pa ndeshur ne rezistence Rajonale.

Se katerti, Shqiperia dhe Kosova po bartin brenda tyre edhe dobesite qe ka sistemi i sigurise se Bashkimit Evropian. Keto dobesi po i skanon qartesisht kriza e Lindjes se Mesme dhe pasojat humanitare te saj. Valet milioneshe te refugjateve nga Siria, Iraku dhe Afganistani zbulojne paaftesine e BE dhe aleateve te saj strategjike per te parandaluar krizen humanitare me ane te kerkimit te zgjidhjes ne vendet e krizave tash pese vjet, sikunder edhe dobesite e sistemit Shengen per sigurine e brendshme ne Kontinent. Sot BE eshte perballe dilemes: te respektoje te drejten nderkombetare dhe evropiane per refugjatet e luftrave civile apo te shterngoje masat kufitare te hyrjes se refugjateve per shkaqe sigurie. Kjo dileme tanime po godet edhe Ballkanin, Shqiperine dhe Kosoven. BE jo vetem qe nuk i ndihmon dot keto vende, por po i perfshine ato ne qerthullin e krizes te vet.

Se fundi, jo nga rendesia, por renditja eshte pozicioni i terhequr i ShBA ne Ballkan. Duket qarte se ShBA nen administraten Obama po ia kalon sfidat Ballkanike me se shumti Bashkimit Evropian. BE nuk mund te marre persiper edhe per disa kohe sfidat Ballkanike. Prandaj terheqja e ShBA mund te krijoje nje vakum ne mjedisin e dobet te sistemit te sigurise ne Ballkan. Dobesite e BE nga njera ane si dhe ballfaqimi me krizen ne Lindjen e Mesme dhe ate te refugjateve nga ana tjeter, mund te riktheje Ballkanin ne pellg krimi e terrorizmi nderkombetar. Per keto shkaqe ShBA lypet te rrise pranine dhe rolin per sigurine ne Ballkan sa me shpejt. Neser mund te jete vone.

Per te gjitha shkaqet e mesiperme Shqiperia dhe Kosova nevojitet te riformulojne strategjite e sigurise kombetare, afatshkurter, afatmesme dhe afatgjate, te forcojne institucionet e sigurise, te rritin bashkepuninin dypalesh me tere strukturat homologe te sugurise, te permiresojne bashkepunimin rajonal si dhe me partneret strategjike, ShBA, NATO dhe BE. Pa keto masa demokracia e brishte ne Shqiperi, Kosove e Ballkan do te vihej ne rrezik serioz.

Share: