Home KRYESORE Doda: Ajo qe beri Rama me grate socialiste eshte e turpshme

Doda: Ajo qe beri Rama me grate socialiste eshte e turpshme

Deputetja Mesila Doda ne nje status te saj ne Facebook, pasi ka ndjekur takimin e kryeministrit Edi Rama me grate socialiste dhe shfaqjen direkte qe behet ne disa televizione ne te tilla raste, shfaqet e indinjuar dhe e quan te turpshme nje inskenim te tille, sipas saj anti – feminist. Ajo nuk e permend emrin e kryeministrit, por nuk le asnje hapesire per te dyshuar qe behet fjale vetem per te. Ja cfare shkruan zonja Doda:

“Është e shemtuar, eshte e turpshme, është maskiliste, thene ndryshe eshte anti-feministe, që ti mbledhësh gratë me 8 mars qe te brohorasin per nje burre, nga cilido krah politik qofte ky burrë.

Ju lutem mos i perdorni si mall marketingu edhe me 8 mars. Te pakten kte dite lerini t’ja kushtojne vetes, problemeve qe kane dhe gezimit qe duan ti japin mikeve, familjes e femijve…

Boll 364 dite, kursejani perdorimin edhe diten e festes se tyre.”

Share: