Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, i cili ka folur për kriminalizim të politikës shqiptare ka theksuar se, kriminelët janë të pranishëm në Parlament dhe se kryeministri dhe kryetari i PS, Edi Rama ka përgjegjësi te pashmangshme dhe ndaj duhet te përgjigjet sipas Vangjel Dules i cili ka komentuar edhe qëndrimin e lidershipit të PS ndaj deputetit Ben Blushi. Dule ka akuzuar gjithashtu koalicionin qeverisës se ka shkelur parimet me të cilat përfaqësohej kur ishte në opozitë.
“Një qeveri që erdhi në pushtet me zgjedhje të lira, por dështoi të bënte zgjedhje të lira. Një opozitë që erdhi në pushtet me sloganin e fjalës së lirë, sot po linçon ndaj një politikani. Ju nuk mund të pengoni një politikan të gjykojë ecurinë politike në një vend. Zotërinj deputetë, mos u verboni nga interesat e momentit. Vendi ka nevojë për reforma, jo uzurpime apo alibi”, ka thënë Dule.
Duke iu përgjigjur akuzave, kryeministri Edi Rama iu drejtua ish-aleatit të tij duke thënë: “Ti je një mik i mirë dhe përgjithësisht i vëmendshëm. Nuk e kuptova pse ishte i pavëmendshëm ndaj fjalës time ditën që ktheu përmbys atë që unë thash… Unë nuk thash jemi të gjithë bashkëfajtorë, nuk thash jemi të gjithë kriminelë. Dhe unë i pari e thash se jemi kriminelë të trajtuar si të tillë për vite e vite të tëra…” – ka thënë Rama.
“Ne bëmë mirë që vendosëm një vijë të kuqe për gjithë ata që marrin një funksion publik apo që hyjnë në shërbimin publik. Dhe ishim unë dhe kryetari i Kuvendit që e propozuam, jo vetëm për ata që zgjidhen, por edhe ata që janë në administratë. E kam përdorur me neveri fjalën dekriminalizim, Shqipëria nuk është xhungël e Brazilit, ky është një parlament ku njerëzit kanë ardhur me anë të suksesit. Nuk të bën kriminel fakti që flet Saliu”, ka shtuar Rama, duke i thënë ish-aleatit se, këtë që po bën e ka nga humbja…