Nga Arben Abazaj
E pate se c’na bete?! Bete sikur u shokuat me nje foto me qepe e spinaq, bete sikur vinit nga Marsi dhe nuk e dini realitetin Shqiptar, bete sikur nuk e dini se varferia e tejskajshme dhe e tejzgjatur ne kete vend ka prodhuar nje maskarallek shembullor per nga menyra si e shfaq veten neper ekrane!
Ja se fundit maskaralleku i rradhes Eri per qafe me plaken e qepeve, dhe ajo plaka e lumtur se nga ky perqafim, do i ngrihet pensioni, femijes se papune do i ngrihet asistenca dhe fukarallekut do i jepet nje zgjidhje!
Maskaralleku nuk e la t’i shpetonte ky rast pa bere show te se njejtes permase si dikur merrte ne krahe nje femije Rom dhe o burra ne spital, megjithese per Romet asgje nuk u be, ndersa ne te kenaqur si delet se e morem vesh perse jane shtrenjte qepet e njoma dhe spinaqi!
E pate se c’na bete?! Askush nuk ngrihet ne kete vend te kerkoje dyfishimin e pensioneve dhe asistences, askush nuk ngre zerin per varferine mbytese, por kur eshte fjala per skupe pa pike dobie behemi gjeni te batutes!
Erit i’u dha mundesi te tallet me mjerimin e deleve se delet vete ne vend qe te ngrene zerin per te drejtat, blegerine ne fb!