Home KRYESORE Explaining state capture dhe Industria…

Explaining state capture dhe Industria…

Nga Klodian Tomorri

Ka nje segment tregu ne Shqiperi, nje industri, e cila eshte shnderruar ne nje shembull ulerites te kapjes se shtetit.

Eshte treg i rregulluar. Por aty industria ka kapur jo vetem rregullatorin, por ka shkuar deri tek sovrani. (gardiani i rregullatorit). Edhe pse ky i fundit ben si mbrojtes pasionar i interesit publik.

Ne ate treg eshte shkelur ligji ne menyre flagrante. Jane shkelur kerkesat minimale dhe parametrat teknik te detyrueshem, por nuk veprohet.

Madje madje u tentua te behej ligji sipas oreksit te industrise dhe do te ishte bere po te mos nderhynin nderkombetaret.

Kjo pra nuk eshte me ceshtje rregullatori. Aty ka rene sovrani. Plotesisht.