Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka bërë një njoftim të papritur prr opinionin në profilin e saj në Facebook.
“Nesër nuk do të jetë një ditë aq edhe e zakonshme për banorët e kryeqytetit”, – shkruan ministrja shqiptare e Mbrojtjes duke para lajmeruar një “mësymje” të huaj ajrore mbi Tiranë, me bekimin e qeverisë shqiptare.
“Me 50 vjet eksperiencë dhe mbi 4500 shfaqje në 55 vende të botës, Skuadrilja Akrobatike e Forcave Ajrore Mbretërore Britanike nesër do të fluturojnë në qiellin e Tiranës. Epiqendra do të jetë Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – lajmëroi Kodheli. Te jete vetem show apo ka simbolike politike kjo shfaqje? Ditet ne vijim do ta deshmojne.