Home KRYESORE Galdini: Demokracia dhe Liria ne Shqiperi jane tashme ne lakun e Pakicave...

Galdini: Demokracia dhe Liria ne Shqiperi jane tashme ne lakun e Pakicave Plackitese Politike

Ne takimin e saj te rradhes prezantues, LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike u ndal ne Njesine Bashkiake nr 9 ne Tirane. Kryetari i LDE-se Arian Galdini beri thirrje per ngritje te vemendjes dhe rezistences qytetare e politike.

“Demokracia dhe Liria ne Shqiperi jane ne rrezik- u shpreh Galdini duke vazhuar – Pakicat Plackitese Politike kane mberritur tashme ne nje kohe e rrethane kur po asgjesojne cdo dite e me teper te gjitha instrumentat e perfaqesimit dhe shprehjes se qytetareve. Partite Politike i kane rrethuar me Perimetrin e interesit, perfitimit, bukes se gojes, frikes dhe dhunes. Shoqerine Civile deri dje e kishin blere, koruptuar, politizuar, sot edhe po e policizojne.”

Sipas Galdinit, te njejten po bejne edhe me Drejtesine dhe Policizimi i Shoqerise Civile nga ku Perimetri qe po u vendoset Protestave civile eshte simptoma e fundit, e degradimit fatal te ketij mekanizmi te madh te shprehjes dhe veprimit qytetar. “Kane lindur Aktiviste Civile qe rrethohen me Perimeter parrullash te cilet perzene e perjashtojne kedo qe nuk pelqejne apo nuk dua ata. E kjo eshte absurde, e jashtemendshme, e marre. Sepse Protesta civile dhe Perimetri, jane plotesisht ne kundershti me njera-tjetren. Perzenia dhe perjashtimi i te tjereve nga Protesta civile jane akte tipike policizimi civil ku pala qe ka ngritur kete policine e denigrimit, ka axhende privatizimi te Protestes.” – shtoii Drejtuesi i LDE midis te tjerash.

Share: