Home KRYESORE Halli i USA reforma ne drejtësi, halli i Rames, se Tramp është...

Halli i USA reforma ne drejtësi, halli i Rames, se Tramp është fatkeqësi…!

Nga Basir Collaku

Halli i USA reforma ne drejtesi, halli i Rames, se Tramp eshte fatkeqesi..po ambasada pse nuk iu pergjigj..?!?!

Halle halle kjo dynja, halli hallit nuk i ngjan. Keshtu thote i urti popull e keshtu duken ndodhite ne politiken tone çudiplote. USA e BE kane investuar e do te investojne miliona dollare dhe burime njerezore per reformen ne drejtesi ne Shqiperi. Ndersa KM Edi Rama ka hallin se nese zgjidhet Donald Tramp president ne SHBA, kjo do te jete nje fatkeqesi per Ameriken.

Habi eshte edhe fakti qe Ambasada Amerikane nuk e ka qortuar kete sjellje aspak shtetare te kryeministrit shqiptar qe qan hallin Amerikes. Se nuk eshte as votues se paku. Kete e ben per te dale nga hallet qe e kane zene.

Sepse…Marsi po iken dhe premtimet e medha te mazhorances, KM Rama, bere sekretarit Kerry, per ta votuar reformen ne drejtesi po shuhen bashke me ditet e pakta te mbetura te muajit.

Ne viziten e lajmeruar per ne USA ne takimin e pritshem me presidentin Barak Obama, duket se Rama vetem do te mburret se ka bere opozite kunder Donald Trump. Ka folur per fatkeqesine e zgjedhjes se tij president. Largmendsh te presesh nga beniamini i Sorros te duartrokase per Trump, qe po shkon drejt nominimit final si kandidat i republikaneve.

Pavaresisht befasive te sjella ne fushaten amerikane, çalltisjet e Rames per te kaluar kohen me batuta nderkombetare jane nje alarm serioz. Po ta njihte Trump mire Ramen, madhe edhe Kerry apo Obama, ta dinin se sa gabim eshte per Shqiperine zgjedhja e tij kryeminsiter, do humbisnin me pak kohe me te.

Ata e provuan njehere dalldine nderkombetare te Rames me armet imike, e tani shohin çudi te ndryshme shpesh e me shpesh prej tij si gaztor takimesh. Partneret amerikane jane investuar fort ne reformen ne drejtesi. Madje kane ofruar instrumentin impresionues cilesor, makinen e se vertetes.

A do te ulej KM ne kete makine per ti dhene pergjigje nje pyetjeje. Per tiu pergjigjur akuzes se raportit te OSCE se ai ka bere 200 milione euro pasuri? Nese makina do jepte pergjigjen e fshehte te mbuluar nga Rama dhe ajo do ishte njelloj. Me akuzen, çfare duhet te ndodhe…?!

Ligjerisht dihet. Por praktikisht makinen e kane frike ata qe do ta perdorin… Ekonomia dhe eksodi shqiptar jane deshmi se vendi yne po behet cdo dite e me teper nje pamundesi jetese. Kjo, sepse vjedhja shteterore eshte kthyer ne grabitese mundesish..

Ulini edhe ministrat dhe ish-ministrat ne karriken e se vertetes dhe pyetini pak per tenderat… Pastaj reforma nis nga 313-a…e nuk themi kot ne… halle, halle kjo dynja. Halli hallit nuk i ngjan.. KM per qejf kemi…

Share: