Home KRYESORE Inaptokracia – qeverisja Ballkanike!

Inaptokracia – qeverisja Ballkanike!

Nga Nexhat Hasani

Sot shumë kush brengoset dhe ngreh shqetësimin se në vendet e Evropës Qendrore e Lindore dhe te Ballkanit kemi forma të qeverisjes të cilat më shumë ngjasojn në regjime se sa në sisteme në sherbim të qytetarit. Në këtë rast edhe vendi ynë qeveriset nga dy fenomene të veçanta sunduese, nga Inaptokracia dhe Kleptokracia.

Inaptokracia nënkupton qeverisje nga më pak të aftët për të qeverisur, të cilët janë zgjedhur nga më pak të aftët për të prodhuar dhe ku pjestarët tjerë të shoqërisë ata me më pak aftësi për ta mbajtur veten apo për të pasur sukses shperblehen me mallra dhe shërbime të konfiskuara nga një numër i prudhuesve në renje të vazhdushme! Me një fjalë, kjo d.m.th qeveri e paaftë prej të paaftëve për të paaftë! Ndërsa, Kleptokracia nënkupton një qeveri e përbërë nga elita politike të prirura nga lakmia e perfitimit nëpërmjet korrupsionit.

Në ato vende ku Demokracia nuk ka arritur të lëshon rrënjë të thella, kemi paraqitjen e fenomeneve të deformuara qeverisëse, siç është rasti me inaptokracinë dhe kleptokracinë. Këto dyja sëbashku nëpermjet klientelizmit arrijnë të bashkjetojnë në formë të përkryer dhe të sundojnë në kurriz të popullit i cili nuk arrinë që t’i kundervihet këtyre pasi që shteti është në duar të klasës qeverisëse (sunduese).

Në këtë sistem aspiratat e qytetarëve nëpërkëmben nga interesat e politikes e cila e kontrolllon shoqerinë civile, bisnesin, mediat, kontrollon sistemin gjyqsorë dhe zhvatin pasurinë publike. Kjo bëhet e mundur pasi që, në nivele drejtuese instalohen njerz mediokër të cilët e udhëheqin shtetin dhe të cilët nuk i tolerojnë në pushtet njerzit më të aftë se vet ata. Karakteristikë e kesaj klase sunduese është se kan interesa të përbashkëta, kan lidhje farefisnie dhe i bashkon fronti apo lufta kunder njerzve me personalitet dhe me integritet të lartë. Pra, puna parësore e tyre është luftimi apo eleminimi i akspertëve profesionist dhe i personave adapt. Sundimi i kësaj anomalie qeverisëse arrihet duke e kapur apo duke i futur në dorë institucionet krruciale të shtetit të cilat pastaj vihen në sherbim te pushtetit. Ketu aplikohet sistemi klientelist dhe zhvillohet një nepotizem masiv. Të gjitha këto pastaj qojnë në një degradim pothuajse total të shtetit i cili do të ishte mekanizem në sherbim të qytetarit.

Në vendet ku qeverisin Inaptokratët dhe kleptokratët njerëzit e mençur gati janë përjashtuar nga pushteti. Këtu administrata e shtetit nuk i sherben qytetarit, por vidhet vendi për tu pasuruar klasa sunduese e cila nuk zgjedh forma dhe mjete për ta mbajtur pushtetin në duart e veta.

Simtomë dalluese e inaptokracisë dhe kleptokracisë është korrupcioni permanent në bashëkveprim me kriminalitetin i cili bëhet i paprekshem nga ligji, devalvimi dhe degradimi i vlerave dhe kocepteve pozitive me qellim që të krijohet huti dhe pakuptimsi në perceptim. Element tjeter është mbirja e universiteteve private dhe blerja e diplomave të fakultetit, titujve shkencor dhe krijimi i një klase elite budallenjsh që kurr në jetë nuk kan lexuar as edhe një liber të vetëm, dhe që nuk dijn as të flasin dhe as të shkruajn rrjedhshëm në gjuhen amtare. Këtu i moralshmi konsiderohet i pamoralshëm, kurse i pamoralshmi vlerësohet si kujdestar i normave morale! Në këtë sistem institucioni i dorheqjes të zyrtarëve shtetëror nuk njihet!

Arsyeja se pse kemi në vendin tonë dhe në vendet ballkanike këtë lloj sundimi, është aspekti historik,politik dhe socio-arsimor. Hapsira ballkanike vazhdimisht gjatë historisë ka qenë jo stabile politikisht dhe ushtarakisht, dhe kjo ka bërë që të mbes e izoluar dhe larg ndikimeve të ideve të mendimtareve iluminist mbi të cilet sot janë ndertuar dhe funksionon logjika shtetrore. Vetëm në dekadat e fundit në këto vende janë zhvilluar luftëra të përgjakshme dhe kan ndodhur thyrje të rënda në mes të etnive, e që krejt keto kan bërë që në skenën politike të dalin njerz të korruptuar dhe me elemente kriminale.

Dhe, mbas të gjithë këtyre, ne sot kemi një shoqeri me koshiencë të cekët dhe me një emancipim arsimore që le për tu dëshiruar!

Share: