Nga Artur Roshi*
Sot u ndalua në ambjentet e Komisariatit Nr.1 për disa orë z.Kreshnik Spahiu për shkak të një proteste para Bashkisë së Tiranës të simpatizantëve të partisë që drejton.
Akoma policia vepron sipas shablloneve të diktaturës,kush kundershton Partinë (sot Partinë në pushtet) ndalohet.Ndalimi i z.Kreshnik Spahiu është i pa arsyetuar,nuk ka as procedurë dhe as logjikë sepse çdo kush ka të drejtën e konsumit të protestës në një vënd demokratik.Ne sot mbas kaq vitesh kemi një shtet që orinentohet ndaj emocioneve për të shpërfillur çdo të drejtë qytetare.
Ky akt i policisë tregon qartë se vendi qeveriset nga mentaliteti i një bande ekonomiko-policore që udhëhiqet nga filozofi revulicionare,tregon qarte se policia nuk vepron me logjikën e ligjit por me logjikën e dhunës,tregon qartë se shteti ka humbur kufijtë e veprimit normal të tij,tregon qartë se shteti po merr trajtën e karakterizuar nga nocione të dukshme diktatoriale.
Policia për shkak të zotëruesit ,ndalon zotërinë.
*Autori është kryetar i Partia e Ballit Kombëtar Demokrat