Home KRYESORE Kriminelët si heronj në mediat shqiptare

Kriminelët si heronj në mediat shqiptare

AK TAKIM ME QARKUN E TIRANES - Kreshnik Spahiu, duke folur gjate takimit te pare te Aleances Kuq e Zi per qarkun e Tiranes, ne Teatrin e Operas dhe Baletit TKOB.

Nga Kreshnik Spahiu

Zgjohem në mëngjes në kolonën zanore të Bashkim Hoxhës që lexon me “violinën” e tij, titujt e gazetave. Në agimin e zi gjysmat e titujve i zë fytyra e kryeministrit dhe gjysma intervistat e Izet Haxhisë apo profilet e të burgosurve në Shqipëri apo arrati.

Mijëra intelektualë kanë dhënë gjakun dhe jetën për Shqipërinë por ata askush nuk i njeh, e për më tepër kurrë nuk u përmendet emri.

Qofsh ekonomist apo jurist, qofsh inxinier apo arkitekt, qofsh psikolog apo sociolog, qofsh poet apo arkitekt, ti kurrë s’do gjesh në hapësirën e mediave shqiptare sepse nuk je as në pushtet dhe as s’je kriminel.

Politika dhe krimi janë shumë pranë njëra tjetrës dhe në Shqipëri respektohen dhe janë idhujt social.

E diela e Ardit Gjebresë ishte turpi jo i një gazetari por i shoqërisë e cila prodhon mitet e saj. Të vrarët nga droga, bandat e të fortëve sot janë VIP në media dhe ekrane..

Ata janë kudo por ju askund, ata jane në media por ju spektator, ata janë të pasur dhe ju në mjerim, ata janë të nderuar dhe ju të harruar, ata janë publik dhe ju anonim.

Kjo është pjella e një shoqërie të kriminalizuar që respekton të fortët. Ata mund ta blejnë median, ata mund ta blejnë edhe mëshirën. Në fund milionat e tyre po blejnë edhe keqardhjen tuaj.

Fundja ne s’meritojmë më shumë. Ata kemi zgjedhur për të na qeverisur në pallat, në media, në lagje, në qytet, në qeveri…..në kudo por ju askund, ata janue në media por ju spektator, ata janë të pasur dhe ju në mjerim, ata janë të nderuar dhe ju të harruar, ata janë publik dhe ju anonim.

Kjo është pjella e një shoqërie të kriminalizuar që respekton të fortët. Ata mund ta blejnë median, ata mund ta blejnë edhe mëshirën. Në fund milionat e tyre po blejnë edhe keqardhjen tuaj.

Fundja ne s’meritojmë më shumë. Ata kemi zgjedhur për të na qeverisur në pallat, në media, në lagje, në qytet, në qeveri…..

Share: