Nga Basir Collaku
Kristi Maze, engjelli i shuar nga babezia e djajve te shtuar mallkueshem ne vendin tone. Zoti nuk ben tendera, as jep koncensione, nuk ka llogari as ne euro e as dollare. Kristi nuk ia doli, u be i parajses, ndersa pati shtrat ne ditet e pakta dashurine e mijëra njerezve.
Asnje karrike pushteti nuk matet me jete njeriu. Asnje qenie humane, nuk gjen dot kurriz per tia kthyer jetes se humbur per pak. Per pak dashuri e ca ore nxitim per te shpetuar jete, ore qe dalldia e tenderave e koncensioneve nuk i gjeti, nuk i pati, nuk i dha, duke krekosur ne babezi.
Qytetaret dhane dhe grimcat e zemres per pak fat e pak jete per Kristin. Por e shkruar nuk qe.. Ata qe Zotin nuk kane frike, jane jashte njeriut, dikur oret e jeteve te tyre do jene dite ku djalli do sheshohet neper shpirtrat e tyre…Ne humbem perballe njeriut…