Home KRYESORE Kriza e emigrantëve / Peshkaqeni Slavoj Žižek

Kriza e emigrantëve / Peshkaqeni Slavoj Žižek

Nga Blerta Haxhiaj

Marrëveshja mes Turqisë dhe Bashkimit Europian përbënte një lajm shumë të rëndësishëm se si mund të përballohet kriza e emigrantëve, kriza konsiderohet e mbaruar (?), (e)uropa synon të jetë e sukseshme në ndalimin e ‘pushtimit’ të Muslimanëve pa e tradhëtuar mëshirën humanitare, mirëpo a i’a ka dalë mbanë? Źiźek-u e gjen me vend të citoje Danten – në këngën VI te ‘Ferri” (vargjet 77-89) ku flet për grykësinë dhe pyet për fatin e njerëzve të mirë të cilët janë të përkushtuar për të mirën e qytetit.

A e imagjinoni një Europë Perëndimore e cila injoron masat e emigrantëve, e cila fokusohet e pashqetësuar në vazhdueshmërinë e saj ! Pikëpamja e saj është vetë-kritika që në dukje mund të bëhet. Reagimi njerëzor arrin të shndërrohet në një problem politiko-ekonomik brenda një krize dhe ndihme refugjatësh, ku ndër këto rol luan edhe propaganda e cila nuk kursehet, që nuk paraqitet si reagim humanitar, duke u paraqitur raciste.

Jacques Lacan – shkruan se nëse një bashkëshort xheloz pretendon se gruaja e tij e tradhëton, mund të jetë e vërtetë – është patologjike sepse në të vërtetë thelbi nuk qëndron te xhelozia e tij e bazuar mirëpo te “Pse ai ka nevoje për xhelozinë për të ruajtur vetë-identitetin” një shembull është në lidhshmërinë Gjerman – Hebre; Antisemitizmi i tyre është patologjik e cila e shtyp arsyen e vërtetë se pse Gjermanët shërbehen me antisemitizmin për të ruajtur pozitën ideologjike.

E njëjta është dhe me emigrantet? – për të nxjerrë këtë nga ekstremet, paragjykimin me i keq që mund të kemi për emigrantët janë provuar se janë të vërteta ((Źiźek – Aty ka terrorristë fundamentalist të fshehte, ata përdhunojne, ata vjedhin) këto janë të vërteta pjesërisht sepse paranojat për emigrantët janë akoma një Ideologji Patologjike. “Pyetja e vërtetë që shtrohet nuk është ajo “A janë Emigrantët një kërcënim i vërtetë për Europën?” por çfarë e bëri këtë obsesion si kërcënim që të na tregoje për dobësinë e Europës.

Autori paraqet disa elemente që duhet ti kemi parasysh : është atmosfera e frikës e cila vjen si lufta kundër Islamizmit në Europë me gjitha absurditete e saj, prandaj a mund që emigrantet të barazohen me terrorristet? Duke shikuar se njerëzit gjithmonë synojnë drejt një jetë më të mire të cilën dhe Aristoteli e ka shkruar dhe rishkruar këtë, DREJT NJE JETE ME TE MIRE, LUMTURIA – e implementuar dhe në filmat e animuar “Shrek” – Drejt një jetë me të mirë!

Ndarja paranoiake e emigrantëve duket se i shtyp emigrantet dhe humb ai kredibiliteti i tyre, të cilat në këtë rast përceptohen si një pushtim i ri Islamik – sepse nga ana kulturore pak e nga pak arrin të triumfoje. Një kapitalizëm global i projektuar në atë mënyrë ku refugjatët janë viktima të atij kapitalizmi. Reaksioni më i keq racist (nga vjen lufta e klasave, vjen nga lufta e racave) anti-emigrantet nga e cila derivon në paranojë, është të injorojë problemet, ngjarjet me emigrantet duke pluskuar si armiq racistë ku kundër kësaj shërben për të demantuar njerëzit e thjeshtë.

E tërë kjo paraqitet si një teatër e cila vetëfajësohet dhe viktimizohet, duke u munduar të ruajë humaniteti brenda saj apo atë që ka mbetur nga ajo, Bruckner shkruan se Përëndimi nuk është i urryeshëm sepse ka faj mirëpo sepse qëndron në atë faj sepse është i pari i cili tenton të tërheqë vetëvetën jashtë nga kafshërorja e tij duke ftuar pjesën tjetër që ta ndjekë.

Islamizmi paraqet moderime të ndryshme të cilat nuk janë vetën reagime mirëpo ato janë forma të ndryshmë të përkushtimit në predikimet e tyre, agresive dhë me një shtrirje të gjërë si një tumor ideologjik (vendet e kultit në pjesë të ndrysme të botës) një lloj invazioni kulturor i butë. Duke tentuar për të mbrojtur Europën.

Në realitet sistemet demokratike po e copëzojnë dhe ngadale po e dërmojnë, duhet Rend, duhet Ligj, duhet Supremaci mirëpo duhen Para. Kujtoni Amerikën e cila është ndërtuar mbi një shoqëri të përbërë nga Emigrantët dhe sot është një nga vendet me të aspiruara siç ndodh dhe tek ne (të cilen e aspirojmë) – kriza globale, ekonomia globale edhe pak do na shtype Ngrohja Globale. “ Në një rrugë të jetës nuk duhet saktësisht të shndërrohesh në një Huaj sepse rruget e jetës specifikisht nuk janë të formuluara vetëm nga Abstraksionet – vlerat janë aty në praktikat e përditshme – ushqehemi , këndojmë, bëjmë dashuri dhe gjithmonë jemi të lidhur me autoritete” prandaj emigrantet jane njerëz siç janë të gjithe ne botë.

bleta haxhiaj1Besimi i tyre është i qëndrueshem sepse besojnë në të, një mënyre jetese me premisat e tyre të cilat me kohë i kanë pranuar. Duhet shikuar aspekti pozitiv i anës së keqe. Duke mos i denatyralizuar duke i pritur me nje solidaritet universal, pak a shume duke u munduar të evitohet një katastrofe politike dhe Etike.

Share: