Home KRYESORE Lajmi per Biblen 2000 vjecare dhe reagimi i studiuesit Plasari

Lajmi per Biblen 2000 vjecare dhe reagimi i studiuesit Plasari

Studiuesi Aurel Plasari ka reaguar pas botimit nga Perqasje.com te lajmit qe aludonte se është zbuluar një Bibël  e vjetër 2000 vjeçare nga një studio amerikane. Lajm i cili sigurisht trondiste bazat e Kristianizmit duke aluduar se Krishti nuk ish kryqëzuar dhe se kish jetuar 72 vite!

Perqasje.com duke e ditur se gazetaria nuk është e “gjithë ditura” por informuese, botoi lajmin dhe burimin e tij. Sigurisht, ne rruge private konsultoi Lajmin me personat e duhur ne institucionet e duhur dhe dyshueshmerine e tyre dhe të veten, po e publikon me ketë artikull te fundit neper mjet këtyre radhëve. Por, sigurisht qe mund ti kujtohet lexuesve qe Kristianizmi është shoqëruar qe nga fillimi me filozofi te tjera kundërshtuese dhe alternative, por Perqasje.com nuk ka pasur dhe nuk do ketë kurrë “ngazëllim islamist” sic thotë Plasari. Ne fakt, modestisht kemi qene nder akuzuesit e pare te ngazëllueseve radikale fetare, qofshin këta islamiste apo kristiane.

Nga ana tjetër, mund te thuhet qe per ketë “Lajm bombastik” mund te ishte pyetur edhe studiuesi Plasari dhe, komunikimi ne ketë rast do ishte përfitues per ne dhe lexuesit tane duke marre sado pak nga njohuritë e thella erudite, por te qëllon te hasesh veshtiresi per ta realizuar komunikimin me te! Ai, nga një here mërzitet shpejt dhe per asgjë!

Ne po e botojmë  te plote statusin ne Facebook te studiuesit Aurel Plasari:

“Kur je injorant dhe ke edhe mllefe fetare, rezulton disafish injorant. Cili është burimi i këtij “njoftimi” që po ngazëllen islamistë të Shqipërisë dhe të Kosovës? Është “Il Giornale.it”. Po ç’është ky sajt? Ja çfarë shkruajnë vetë autorët e këtij sajti në fund të faqes së tyre: “© 2015 Il Giomale. All Rights Reserved […].Il Giornale nuk është krejtësisht një testatë gazetarore dhe, SI MAGAZINË SATIRIKE, disa artikuj të saj mund të mos përkojnë me vërtetësinë e fakteve”. (© 2015 Il Giornale. All Rights Reserved […] Il Giomale non è a tutti gli effetti una testata giornalistica, e come magazine satirico alcuni articoli contenuti in esso potrebberò non corrispondere alla veridicità dei fatti”. Pra një sajt që tall trapin pikërisht me injorantët që gjenden në çdo cep të FejsBukut.”

Share: