Home KRYESORE Letër e hapur, e mbyllur.

Letër e hapur, e mbyllur.

Nga Luan Kurti

Kishim dëgjuar për dashurinë që të rrëmben zemrën. Sidomos kur është vajzë e bukur, ta heq trurin fare. Por kjo e dashurisë për Shqipërinë apo për Partinë duket si kthim i modës së vjetër. Ja që moda ndërron prandaj është modë se ndryshe do quhej demode. Nuk ka asgjë të keqe të duash njërën apo tjetrën. Madje mund të duash dhe Amerikën. Dashuria është tredimensionale. Ata që duan Partinë, kanë arsyetimin se aty flitet për Shqipërinë, ata që kanë humbur Partinë, domosdo do flasin për Shqipërinë! Pa folur s’mund të rrinë…Nashti një pyetje kam për këta që duan Shqipërinë me gjongël. E doni më shumë se sytë e ballit? Doni më shumë veten apo Shqipërinë? Doni më shumë familjen apo Shqipërinë? Doni më shumë Shqipërinë apo shqiptarët? Përgjigjen e dua me letër të hapur dhe me zarf të mbyllur…

Share: