Disa herë, aktivistët që janë hedhur në protesta për mbrojtjen e Parkut të Liqenit nga ndërtimi i një parku fëmijësh, janë shprehur se shpresojnë tek aleati qeverises i PS, Ilir Meta.
Ne fakt kryetari i parlamentit Meta ka mbajtur nje qendrim domethenes ndaj ketyre zhvillimeve. Aktivisti Eljan Tanini, në profilin e tij në FB, thotë se LSI nuk ka firmosur për lejen e ndërtimit në Park.
“Shikoni sa interesante, leja e ndërtimit për Parkun. Të gjithë kanë firmosur, anëtarët nga LSI… Vula? Të paktën, nuk është një deklaratë e dhënë me telefon”, shkruan Tanini duke publikuar kete foto te dokumentit.