Home KRYESORE Manifestim per te kerkuar barazi ne politike! 50% gra dhe vajza ne...

Manifestim per te kerkuar barazi ne politike! 50% gra dhe vajza ne Kuvend!

8 Mars 2016 – Përfaqësues nga grupe të ndryshme të shoqërisë civile, gra, vajza, djem, të rinj dhe të reja, të inicuar nga Rrjeti Kombëtar për të Rinjte në Shqipëri, Lidershipi i të Rinjve të Tiranës, Koalicioni për Gratë dhe të Rinjtë në Politikë dhe Shtëpia e të Drejtave të Njeriu manifestuan sot përpara Kuvendit, ku kërkuan nga politikanët dhe sidomos nga parlamentarët vendosjen e një mekanizmi që garanton përfaqësimin e vertëtë të gruas në politikë dhe vendimarrje.

Rrjeti Kombëtar për të Rinjte në Shqipëri, Lidershipi i të Rinjve të Tiranës, Koalicioni për Gratë dhe të Rinjtë në Politikë dhe Shtëpia e të Drejtave të Njeriut, besojnë se vetëm vendosja e kuotës së barabartë gjinore 50% për listat e deputetëve, e kombinuar kjo me vendosjen e emrave në lista sipas parimit një grua-një burrë, si dhe sanksionimi i të drejtës së refuzimit të listës nga KQZ-ja në rast të mospërmbushjes së këtij detyrimi, do të mundësonte arritjen e barazisë burrë-grua në të gjitha nivelet e përfaqësimit dhe vendimarrjes.

Përgjatë marshit, Manifestuesit paraqitën mesazhet e tyre sensibilizuese nëpërmjet pankartave, si dhe shkruajtën në një çarçaf të bardhë kërkesat e tyre ndaj politikanëve burra për të drejta të barabarta ndërmjet grave dhe burrave në Shqipëri.

Ky marshim vjen si një reagim ndaj politikanëve burra të cilët asnjëherë nuk e kanë mbështetur realisht gruan përveçse në deklaratat e fushatave elektorale.

Përmes këtij manifestimi u kërkua:

a) liderave të partive politike të promovojnë barazinë gjinore në strukturat e partive dhe të vendosin gratë në pozicione fituese në listat e kandidatëve;

b) parlamentarëve të ndërmarrin iniciativa për ndryshime ne Kodin Zgjedhor lidhur me kuotën gjinore, me qëllim zbatimin real të saj.

Shqipëria e vitit 2016 e gjen gruan ende të pozicionuar në disfavor me gjininë e kundërt në shumë aspekte të saj, si në familje, shoqëri por edhe në politikë e vendimmarrje. Ështё fakt, se i gjithё proçesi i pjesmarrjes sё grave nё politikё, ёshtё i kontrolluar vetёm nga burrat. Ky proçes shpesh ёshtё i kontrolluar nga njё apo shumё pak persona brenda çdo partie politike, ёshtё jo transparent dhe aspak pjesёmarrёs. Kёto proçese, qё ndodhin haptazi pёrpara syve tanё, kanё prodhuar njё nga deformimet mё tё mёdha tё proçesit tё demokratizimit tё qeverisjes dhe vendim-marrjes nё Shqipёri. Nё vetёvete ato mund tё konstituojnё njё shkelje tё rёndё tё tё drejtave politike tё grave duke pёrbёrё edhe shkak pёr diskriminim tё hapur tё gruas pёr shkak tё statusit tё saj nё shoqёri.

received_932756853460825Koalicioni dhe organizatat e shoqërisë civile do të vazhdojnë përpjekjet që të gjithë së bashku të krijojmë mundësitë që gratë të jenë pjesë e politikës, sepse barazia gjinore, përfaqësimi dhe pjesëmarrja e tyre në politikë janë çështje thelbësore të demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Share: