Home KRYESORE Me mire vone se kurrë! Idrizi: Varreza Came ne Greqi si greke...

Me mire vone se kurrë! Idrizi: Varreza Came ne Greqi si greke në Shqipëri

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, kërkoi sërish sot nga mazhoranca në Kuvend dhe kryesisht nga Partia Socialiste, të ndalë ndërtimin e  varrezave greke në Shqipëri.

Në fjalën e tij në Parlament, pas me shume se dy vitesh te shumices se majte, Idrizi i kujtoi sot Partisë Socialiste që të zbatojë atë rezulotë për Çamërinë që vetë e ka miratuar, kur ishte në opozitë.

Dhe, sic thotë populli, me mire vone se kurre, kreu i PDIU-së paralajmëroi se do të ndalë ndërtimin e varrezave greke në Shqipëri në bashkëpunim me gjithë patriotët shqiptarë dhe shoqërinë civile, duke kujtuar se Komuniteti cam ka kerkuar prej kohesh varreza Came ne Greqi.

Pak ditë më parë, kryetari i PDIU-së i bëri thirrje qeverisë dhe veçanërisht ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, të kërkojë nga pala greke zgjidhjen e çështjes çame.

Gjatë vizitës në Greqi, ministri i Jashtëm Bushati nuk e përmendi specifikisht çështjen çame, por kërkoi nga pala greke heqjen e ligjit të luftës.

“Nëse nuk merren masa për ndërtimin e varrezave për çamët e masakruar nga Napolon Zerva në Gumenicë, ne nuk do të lejojmë ngritjen e varreve greke në Shqipëri”, ka deklaruar nënkryetari i Kuvendit, Shpëtim Idrizi.

Share: