Home KRYESORE Mërgimtarët shqiptarë, një ‘’gropë’’ e madhe demografike e politike për Maqedoninë

Mërgimtarët shqiptarë, një ‘’gropë’’ e madhe demografike e politike për Maqedoninë

Numri i madh i shqiptarëve në diasporë, të ardhurat e konsiderueshm prej qindra miliona euro, që ata dërgojnë në vendlindje, eksperienca e demokracive të zhvilluara dhe studimet e ndryshme mbi ndikimin e këtyre financave në zhvillimin ekonomik e demokratik në vend, shtrojnë një pyetje thelbësore: Sa është reflektuar fuqia financiare dhe politike e kësaj diaspore në zhvillimet e përgjithshme në Maqedoni?

Nga Emin AZEMI

Nëse është për t’i besuar informacionit që sot ka publikuar gazeta ‘’Dnevnik’’, e që thirret në burime të KSHZ-së, se mbi 90 mijë shqiptarë janë shpërngulur nga Maqedoni, atëherë mund të flasim për një proces shqetësues i cili do të dëmtoj fuqinë elektorale të shqiptarëve në zgjedhjet e radhës që pritet të mbahen më 5 qershor të këtij viti. Sikur këta shqiptarë, por edhe të tjerët që nuk ndodhen në këtë regjistër, të mund të vinin të votonin, kjo nuk do të paraqiste kurrfarë problem. Mirëpo, nga përvoja e dijmë se në procesin e votimit në vendlindje kanë qenë të përjashtuar shqiptarët që ndodhen në diapsorë. Për fat të keq,vullneti i tyre politik u deformua edhe në zgjedhjet e fundit kur nuk mundën të nxjerrin asnjë deputet nga diaspora.

Por, kështu nuk është kur bëhet fjalë për maqedonasit, sepse artikulimi politik i interesave të tyre bëhet pak më ndryshe. Këtë artikulim e ka shprehur edhe ish kryeiminstri Gruevski në kohën kur mbaheshin takimet e liderëve për të përmbyllur Marrëveshjen e Përzhinos. Ai atëherë pat deklaruar: „Pavarësisht nga arsyet pse ata janë shpërngulur nga Maqedonia, shumica prej tyre me zemër dhe shpirt i ndihmojnë Maqedonisë, i ndjekin ngjarjet në Maqedoni, kontribuojnë në zhvillimin e Maqedonisë. Prandaj, bëj thirrje të gjitha partive politike që të mos u merret mundësia jo vetëm e votës së diasporës, por edhe përfaqësuesve të tyre“.

Diaspora shqiptare nuk është përfshi në proceset e vendimarrjes politike në vendlindje, mirëpo nga ajo gjithmonë është kërkuar që të ndihmojë shkollat që kanë ngelë pa nxemje, që të asfaltojë rrugët që shteti duhet t’i financojë, që të ndërtojë ndonjë ambulancë që është kompetencë e Ministrisë së Shëndetësisë etj.

Lidhur me këtë, madje mërgimtari Baftjar Sh. Nga Cyrihu për Gazetën FAKTI tha: ‘’pse duhet mërgimtarët të japin para për nxemjen e shkollave shqiptare, a nuk ishte e mjaftueshme që ata erdhën ja dhanë votën partisë shqiptare në pushtet dhe kjo e fundit edhe pse është pjesëmarrëse në qeveri nuk siguron para për nxemjen e shkollave, apo për asfaltimine ndonjë rruge.’’

Kurse Shenasi B. nga St. Galleni pyet përfaqësuesit e partive politike shqiptare se deri kur ata do të lejojnë që diaspora shqiptare të trajtohet vetëm si lope që duhet të milet, por jo edhe si pjesëmarrëse e barabartë e proceseve politke në vendlindje.

Numri i madh i shqiptarëve në diasporë, të ardhurat e konsiderueshme prej qindra miliona euro, që ata dërgojnë në vendlindje, eksperienca e demokracive të zhvilluara dhe studimet e ndryshme mbi ndikimin e këtyre financave në zhvillimin ekonomik e demokratik në vend, shtrojnë një pyetje thelbësore: Sa është reflektuar fuqia financiare dhe politike e kësaj diaspore në zhvillimet e përgjithshme në Maqedoni?

emin azemiNjë pyetje e prerë ende nuk është dhënë, por të dhënat flasin se paratë e mërgimtarëve shqiptarë janë një infuzion i vërtetë për ekonominë e Maqedonisë, madje duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në rimbursimin buxhetor të fondeve qeveritare.

Megjithatë, do të mbetet pa përgjigje shqetësimi se çka do të ndodhë me ‘’gropën’’ e madhe demografike që do të krijohet me nëse u pamundësohet votimit mërgimtarëve shqiptarë në zgjedhjet e 5 qershorit në Maqedoni?/FaktNews

Share: