Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti
Perfaqesuesi i Familjes Mbreterore te Mbreterise se Bashkuar, Princi Charles dhe Bashkeshortja e Tij po vizitojne disa vende te Ballkanit. Vecanerisht kane terhequr vemendjen vizita ne Serbi dhe Kosove.
Princi Charles ka adresuar mesazhe shume te drejtperdrejta per Ballkanin. Mesazhet vijne nga nje Familje Mbreterore me rol e kontribut te jashtzakonshem per te djeshmen dhe te sotmen e Ballkanit. Si te tilla lypet te lexohen dhe konsiderohen me vemendje nga gjithe shtetet e popujt e ketij nen- rajoni.
Se pari, Princi Charles beri thirrje per falje lidhur me te kaluaren. Ne kete apel Princi Charles i’u referua Nene Terezes, shqiptares etnike nga Shkupi ne mes te Parlamentit te Serbise. Eshte nje gjetje simbioze shume e vyer. Nene Tereza dhe misioni i saj jane modeli me i larte i faljes. Dhe ky model buron nga nje bije shqiptare qe po shenjterohet per mbare njerezimin. Pra apelin e faljes Princi Charles e “huazoj” nga Nene Tereza, shqiptarja etnike duke e shtrire mbi serbet, shqiptaret e maqedonet.
Se dyti, Princi Charles apeloi per pajtim midis vendeve dhe popujve te Ballkanit. Eshte nje mesazh i forte qe vjen nga Mbreteria e Bashkuar qe ka dhene shembullin me te ndritur te kalimit nga kolonializmi te Komonuelthi vetem permes institucionit te pajtimit. E kaluara Ballkanike ka lene historine e “Fuqise se Barutit”. Por tani eshte koha qe Ballkani te mos mbetet peng i historise. Eshte momenti qe politikat ne Ballkan te pastrohen nga historizimi. Eshte koha e lartesimit te vlerave qe na lidhin dhe jo antivlerave qe na ndajne. Serish kete mesazh Princi Charles e “huazoj” nga kengetarja kosovare me fame boterore, Rita Ora, arti i se ciles universalizon humanizmin dhe solidaritetin ndermjet popujve e kulturave ne mbare boten.
Se treti, Princi Charles theksoi me se nje here se vendet e popujt e Ballkanit nevojitet te prioritizojne bashkepunimin ndermjet tyre. Ballkani eshte nen-rajon. Eshte i vogel, i varfer, i dobet dhe status ende te padefinuar. Mbi te gjitha Ballkani vijon te mbetet tejet i fragmentuar politikisht, ekonomikisht, etnikisht, kulturalisht si dhe ne aspektet mentale e shpirterore. Ballkani eshte ne gjendje post-traumatike. Rruga me e sprovuar per te zbutur fragmentimin eshte bashkepunimi nder-Ballkanik. Eshte e vertete se kete proces e nxit dhe e mbeshtet BE. Por shume me teper lypen vullnete te brendshme Ballkanike. Deri tani ka shume retorike dhe pak veprime e projekte qe te realizojne procesin e bashkepunimit nder-Ballkanik.
Te tre mesazhet i Princit Charles vijne nga nje Familje e Madhe ne krye te nje Fuqie te Boterore, e cila ka bashkeshoqeruar aktivisht historine moderne dhe bashkekohore te Ballkanit. Keto mesazhe kerkojne te lexohen mire sidomos nga politika dhe diplomacia e shteteve te Ballkanit.
Falje, pajtim, bashkepunim-ja cfare i nevojitet Ballkanit per te lene pas te kaluaren, per te permiresuar te sotmen dhe per te ndritur te ardhmen per popujt e vet.