Home KRYESORE Perse ka vlere intervista e Ardit Gjebrese me kriminelin Marjan Rroku?

Perse ka vlere intervista e Ardit Gjebrese me kriminelin Marjan Rroku?

Nga Shpetim Luku

Nje histeri e pazakonte ka perfshire rrjetet sociale karshi intervistes se Ardit Gjebrese me kriminelin Marjan Rrokaj. Eshte nje reaksion teresisht i perligjur, i justifikuar i opinionit publik. Mgjt kemi te bejme me nje interviste e cila ka edhe vlerat e saj.

Se pari sepse deshmon se ndryshe nga sa perceptohet gazetaria eshte nje profesion i komplikuar, te cilin nuk mund ta realizoje cdokush. Ashtu sic thote nje shprehje gazetari duhet te veproje me saktesine e kirurgut dhe jo me shkathtesine e kasapit, por Gjebrea ne kete rast ishte thjesht nje kasap qe nuk llogariste dhimbjen qe iu shkaktonte viktimave te Rrokajt ndersa e intervistonte ate. Gjebrea ne kete rast, por edhe shume te tjera ne raste te tjera na tregojne e vertetojne cdo dite se puna gazetareske eshte thjeshtezuar deri ne banalitet.

Nje tjeter vlere e madhe e intervistes eshte njohja me detaje te paditura me pare. Po te mos ishte bere ajo ne nuk do te mesonim rreth perpjekjeve te admirueshme te Orneles per te vene para drejtesise, njeriun-kriminel, i cili iu mori jeten dy viktimave te saj. Shume shqiptare te “forte”, familjen qe nuk ka meshkuj, por dominohet na femrat e quajne familje te dobet, me te cilen mund te bejne cte duan.

Ornela Canaj ndoshta nuk e kishte fuqine qe te parandalonte ate cfare kishte ndermend te bente krimineli Marjan Rrokaj. Por ajo kishte ne dore te jetonte gjithe jeten me nje motiv: te mos linte vrasesin te pandeshkuar. Dhe jo sikunder veprojne zakonisht shqiptaret e “forte”, Me vetegjyqesi, por duke i besuar sistemit te drejtesise. Menyra si ka vepruar eshte vertet per tu admiruar sepse eshte deshmi e nje vajze intelegjente dhe te vendosur per te vene ne vend drejtesine.

gjebrea rrokuNga ana tjeter, cdo kriminel qe kujton se neperkemb dhe demton nje familje te “dobet”(pa meshkuj dmth), nuk duhet te ndjehet kurre i qete, pasi koston e asaj cfare kane bere do ta paguajne.

Dhe se fundi, po te mos ishte intervista ne nuk do te ishim njohur realisht me historine e arrestimit te Marjan Rrokajt. Nje histori ku permblidhen profesionalizmi, dedikimi, vetedija, por edhe dhimbsuria ndaj viktimave e revolta ndaj vrasesit. Se si duhet te punojne institucionet ligjzbatuese, tek historia e mareshallit amerikan kane shembullin me te mire.

Share: