Nga Olsjan TOPALLI
Jo më pak se 25 vite që me rrëzimin e sistemin komunist dhe me hyrjen e demokraisë, me rininë shqiptare po abuzohet masivisht nga politika e cila i drejton.
Shumë prej të rinjve e shikojnë Shqipërinë me një pesimizëm të lartë shoqëror dhe si shpresë të tyre të vetme shikojnë politikën duke u bërë pjesë e anëtarësisë së tyre, me shpresën se një ditë qeveritarët sëbashku me politikën bindëse do tu dalin në krah. Premtimet janë të shumta, duken kaq të vërteta dhe reale mbushur edhe me një dozë të madhe shprese dhe optimizmi nga ata që janë në pushtet por edhe ata të cilët pretendojnë të marin pushtetin.
Nga vetë emri “Rini” kjo shoqërohet me energji, pasion dhe ide të reja, ku disa prej tyre në prag fushatash zgjedhore u premtohen nga shefat e tyre se emri që ata mbajnë do tu shënohet në lista për deputetë, anëtarë këshilli, diploma mbushur me 5-sa(e cila nuk vlen për asgjë) apo dhe poste të tjera të rëndësishme politike apo dhe shoqërore. U premtohet një e ardhme e mirë, u premtohet mbështetja e tyre absolute dhe e pakontestueshme, u premtohet dielli dhe këtu ‘servilizmi’ lind e rritet në nivele të larta me të drejtë. U servilosen ‘idhujve’ të tyre duke u shfrytëzuar me idenë se diçka e mirë i pret në ditët në vijim. Por këtu çdo gjë merr udhën e saj…
Bëhen pjesë e partive politike, por asnjëherë nuk ndihen të tillë. Aty nuk diskutohet për realitetin por se si do vijnë në pushtet. Nuk diskutohet për të ardhmen e vendit por diskutohet për të ardhmen e karriges së shefave. Nuk diskutohet për të mirat e atdheut por për të mirat materiale personale. Nuk diskutohet se do shkojë jeta e gjeneratës së re, të cilët kanë nevojë për drejtimin e duhur, për një dorë të fortëe cila ti mbështesë dhe jo ti shfrytëzojë për qëllime personale politike.
Por, edhe takimet që bëjnë me drejtuesit e tyre, i bëjnë nëpër kafene, e diskoteka… Thua sikur nuk kanë ambjentë, zyra për ti mirëpritur. Kaq u mjafton kësaj rinie për tu gënjyer pas gotave mbushur me alkool dhe të ndërtojnë endrrat e tyre mbushur me fantazi…
Nuk mjafton vetëm kjo sepse ka dhe nga ato të cilët kanë frigoriferin bosh, u mungon ushqimi, buka, paratë. U mungon gjithçka, madje dhe gjërat më minimale jetësore. Por, kjo nuk u intereson shumë, mjafton të meren me pak politikë dhe të bien pre e premtimeve boshe që u bëhen nga eprorët ‘ëngjëllorë’ të cilët edhe premtimet i kanë të tilla.
Me të mbaruar fushata dhe zgjedhjet, aty kuptojnë që ska ndryshur asgjë. Aty përballen me realitetin e hidhur, e tillë është politika… Askush su hap dyert, askush su ngre telefonin, askush si përshëndet në rrugë, askush sdo t’ia dijë, thua sikur su njohën fare, nuk egzistojnë. Aty ata njihen me zhgënjimin për të disatën herë dhe kuptojnë që ato iluzione të kurdisura plot dëshirë e pasion thyhen pas fushatave elektorale e zgjedhjeve politike.
Aty kuptojnë që vendi tyre s’është për ta… Politika s’është për ta… Ashtu trishtueshëm e të dëshpëruar marrin rrugët e emigracionit për një jetë më të mirë larg premtimeve boshe që politika u ofroi.
Shumë të rinj janë larguar, të tjerë po e mendojnë, me mijëra po e bëjnë, fakt ky që tregon se 130 mijë të rinj e të reja u larguan nga Shqipëria për të kërkuar azil në Gjermani e ku të munden nëpër Europë, larg dyerve të atdheut të tyre, sepse me këtë vend si lidh më asgjë tjetër përveçse origjinës.
E tillë është politika nuk ofron asgjë pozitive për ta, përveç zhgënjimeve të njëpasnjëshme dhe ëndrrave që ato thurin…