Home KRYESORE Pranvere… dikur, dhe sot

Pranvere… dikur, dhe sot

Nga Flutura Acka

PRANVERE 1995

Ne tetraciklina mimozash
Te papira,
Dimri le pas me teshtima
Te ftohtet.

Medyshas,
Guxoj, ne odeonin e merzise
Lirikat te nder,
Te thahen nga lotet.

PRANVERE 2016

Shiu ngjyen diten
Me bojera te ujeta
Pemet hedhin penelata nervoze n’ajer
Zogj te trembur nga kthimi i cikmes
Curkelojne n’lulet e para
Qe shkunden pa ngjyruar
Boten.

Diku, njerez te pafat
Endur hapesires se vagullt te shpreses
Ia shenojne te njelmen
Beftin pranveres

Share: