Vendi ynë është përfshirë nga një stuhi afrikane në orët e para të ditës se sotme, çka solli reshje shiu të përzier me rërë si dhe temperatura të larta në 22 gradë Celcius.
Për të evituar problemet që mund të shkaktohen nga ndonjë përmbytje e mundshme bashkia e Tiranës u bën thirrje qytetarëve të përdorin transportin publik .
“Është krijuar shtabi qëndror, janë krijuar dhe shtabet e emergjencave të të gjitha njësive adminsitrative dhe është ndërvepruar me ministrinë e Brendshme dhe drejtorinë e Emergjencave Civile për çdo të papritur. Bashkia eTiranës u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që ditën e nesërme (e enjte) paraditë dhe deri pas dreke të evitojnë qarkullimin me automjetet e tyre private si dhe të përpiqen të përdorin transportin publik”, tha Admir Abria, drejtor për marrëdhënien me komunitetin.
Ditën e premte meteorologët parashikojnë normalizim të situatës me reshje dëbore në zonat malore, por me temperatura të ulëta./Top-Channel