Njëri nga këta dy persona dyshohet ta ketë hedhur veten në ajër, në sulmin vetëvrasës që ndodhi mëngjesin e sotëm në Aeroportin Ndërkombëtarë të Brukselit, përcjell në shqip Gazeta Express. Fotografia e këtyre dy personave është publikuar gjatë ditës në mediat belge, porse ende nuk është verifikuar nëse këta dy janë me të vërtetë kryesit e njërit nga tri sulmet e sotme në kryeqytetin e Europes, Brukselit. Pamjet e tyre janë nxjerrë nga kamerat e sigurisë të aeroportit belg, shkruan Gazeta Express.