Sipas mediave nga Kosova shkrimtari, politikani, aktivisti i shoqërisë civile Veton Surroi është goditur fizikisht me Rexhep Shoshin, biznesmen i njohur nga Prishtina.
Burime të sigurta të Gazetës Express tregojnë se rrahja ka ndodhur në restorantin Ultra, që ndodhet në qendër të Prishtinës. Dëshmitarë okularë i kanë thënë Express’it se Vetoni dhe Rexhepi janë rrokullisur në rrahje e sipër.
Express e ka kontaktuar z. Shoshi, i cili nuk e ka mohuar incidentin, por ka thënë se do të flasë pas 30 minutash.
Një zyrtar i lartë i këtij shërbimi e ka konfirmuar ketë rrahje për Gazetën Express. “Rrahja ka ndodh. Nuk e dimë pse, por jemi të informuar”, ka thënë ky zyrtar.
Mbetet enigmatike se çfarë ka qenë arsyeja për rrahjen e këtyre dy burrave, por ne te gjitha rastet perdorimi i dhunes nuk eshte tregues i civilizimit, por nje turp.