Taksimi duhet të jetë në nivelin e konsumit, jo në nivelin e varfërimit. Me dobësimin e konsumit të një vendi duhet të ndryshojë dhe taksimi e duhet të vijë në nivelin e konsumit.
Nga Gunther Fehlinger*
Ne po e mbështesim vazhdimisht Shqipërinë dhe jemi të shqetësuar për problemin e rënies së moralit. Kjo është ajo çfarë po mendon elita politike austriake, që na duhet një ripërtëritje morali në Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu, unë e kuptoj që ka një lloj keqperceptimi në Shqipëri që Evropa është e dobët për momentin ngaqë po kaplon krizën ekonomike dhe krizën e refugjatëve. Megjithatë do të thosha që asnjëherë, asnjëherë mos e nënvlerësoni fuqinë e Bashkimit Evropian dhe fuqinë e përkushtimit të BE-së në çështjen e zgjerimit. Ju jeni pjesëtar të NATO-s, mos e harroni atë si një partneritet shumë i fortë që duhet t’ju bëjë të tejkaloni çdo sfidë. Nuk ka nevojë për këtë mjerim që është tani për momentin. Unë jam kryetari i forumit Europian për Reformën në Taksa. Duke ardhur te çështja e Reformës së Taksave, kapitalizmi më lejon ta shpjegoj. Si i trajtoni njerëzit, si e trajtoni tokën dhe si e trajtoni kapitalin?! Këto janë tri çështje. Politikanët çdo mbrëmje duhet të mendojnë, a mund t’i trajtoj njerëzit, tokën dhe kapitalin më mirë? Le t’i analizojmë pak këto.
Shqipëria… e nis me njerëzit dhe takson njerëzit. Dhe pse është sistemi i taksimit i rëndësishëm? Sepse është mundësia primare e ndërhyrjes së shtetit në shoqëri. Mënyra si takson është mënyra si i vendos gjërat. Duke ardhur te njerëzit, ju keni një sistem shumë të keq taksimi. Dua ta përgëzoj sistemin tuaj të taksimit prej 10% që e kishit në kohën e krizës dhe kishte efekt shumë të mirë në ekonomi. Ndërkohë që tani keni bërë rritjen më të madhe të taksimit në rang europian duke e çuar nga 10% taksë e sheshtë në 23% . Edhe Sllovakia brenda BE-së e çoi nga 9% në 15%, por jo më tepër. Dhe pasojat nuk janë fare surprizuese që keni rritje të ulët ekonomike dhe performancë ekonomike të ulët, si dhe të ardhura më të ulëta nga taksat. Ideologjikisht është një dështim. Është shumë e rëndësishme të kuptohet që duhet të cilësojmë nivelin e taksave në varësi të aftësisë së njerëzve dhe krijueshmërisë së tyre. Secili duhet të zgjedhë lirisht në varësi të mundësive mënyrën si do jetojë shtrenjtë apo lirë, por ju nuk duhet të taksoni aftësinë, sipërmarrjen, kreativitetin, iniciativën. Kjo do të ishte më e drejtë dhe do ta vinte më tepër ekonominë në lëvizje. Ju keni patur eksperiencë të keqe taksimi në të shkuarën dhe shpresoj që t’ju shërbejë për ta përmirësuar në të ardhmen.
Duke ardhur te kapitali, ju sërish e keni rritur taksën mbi kapitalin në 15%. Unë nuk e kuptoj se pse kjo gjë ishte e nevojshme. Duke ardhur te koncesioni i tatimeve, është detyra primare e një shteti që të rregullojë taksimin vetë. Këtu vihet në pikëpyetje vetë legjitimiteti i shtetit nëse mbledhja e taksave bëhet nga një autoritet i huaj. Ju duhet të punoni më tepër me sistemin e taksave. Bizneset tuaja refuzojnë bashkëpunimin me tatimet deri kur taksa të vendoset 10% . Ky është mesazhi im për gjithë Ballkanin: Një shtet duhet të mbushet me të ardhurat nga konsumi, jo me të ardhurat nga tatimet. Taksimi duhet të jetë në nivelin e konsumit, jo në nivelin e varfërimit. Me dobësimin e konsumit të një vendi duhet të ndryshojë dhe taksimi e duhet të vijë në nivelin e konsumit. Ka dy forma të kapitalit: Kapital i mirë dhe i keq (trafiqet, informaliteti etj.). Kapitali i mirë është investimi, akumulimi, shkëmbimi. Nëse kemi një përplasje mes formës së mirë dhe të keqe të kapitalit, ky është një mjedis shumë i dëmshëm për të gjithë ata që duan të bëjnë biznes serioz.
*Kryetari i Forumit Europian për Reformën në Taksa. Pjesë nga fjala e mbajtur në Forumin e Tiranës për Liri Ekonomike me temë:“Kur do të vendoset kapitalizmi?”, organizuar nga Fondacioni për Liri Ekonomike.