Home KRYESORE Rumani, per abuzimet ne energjitike ministri ne burg. Po ne Shqiperi…?

Rumani, per abuzimet ne energjitike ministri ne burg. Po ne Shqiperi…?

Gjykata e Lartë e Kasacionit dhe e Drejtësisë në Rumani dënoi me burg një ish-ministër të Ekonomisë. Ish ministri Codrut Seres dhe tre ish-drejtues të ndërmarrjes kombëtare elektrike, “Hidroelectrica” akuzohen për një aferë të shitjes së energjisë në kushte jo të favorshme.

Gjykata e Lartë dënoi Seres me katër vite burg. Ai akuzohej se kishte “mbyllur sytë” në vitin 2004 mbi kontrata të gjykuara të dyshimta për “Hidroelectrica”, për sa i përket shitjes së energjisë me çmime të shvlerësuara, kur ai drejtonte Ministrinë.

Në po këtë dosje, paneli i pesë gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dha dënime prej shtatë vitesh burgim për secilin prej tre ish-drejtorëve të kompanisë që prodhon energji elektrike, të akuzuar se kanë shkaktuar mes vitit 2002 dhe 2004 një dëm prej 165 milionë dollarë.

Po ne Shqiperi ku me energjine eshte bere “balet” askush nga ministrat pergjegjes nuk ka perfunduar ne procese gjyqesore se pas hekurave as qe behet fjale. Nuk eshte cudi qe edhe afera DEA-CEZ te perfundoje pa rezultate konkrete…

Share: