Oficeri i njohur i policisë Mithat Havari si gjithmone me sensibilitet te larte politik prej qytetari te përgjegjshem ne lidhje mer ngjarjet e dites, ndersa ndjek ne te gjitha kanalet informative televizive fjalimin e gjate te kryeministrit Edi Rama ne asamblenë e Partise Socialiste, me sarkazëm elegante e krahason ate me Enver Hoxhen. Ja cfare shkruan Havari:
– Obobooo sa i mërzitshëm është ky njeri .Në cilin vënd të Europës ku vëndi ynë aspiron të shkojë , një kryeministër uzurpon të gjitha kanalet televizive me dogmat e tij për disa orë , e që sigurisht unë nuk i besoj , jo vetëm të tijat , por dhe të para ardhësve të tij , e kam fjalën në këto 25 vite demokraci , se kur fliste Enver Hoxha nuk kisha televizor , e bleva në vitin 1985 ndërkohë ai kishte vdekur !”