Nga Mrike Rafuna
Të flas përmes heshtjes
Ajo çfarë ishte për tu thënë u tha;
Tani më asnjë fjalë nuk ka rëndësi
Jo sepse fjala di të jetë torturë.
Fjalë që dinë të magjepsin
Dhe njëkohësisht të shkatërrojnë
Fjalë të cilat thurin ëndrra
Që ndërtojnë pallate lumturie
E që shemben papritur
Në heshtje….
Dhe në heshtje të mendoj
Kam frikë nga kujtimet
Kujtime që ngjasojnë në dragojë të lodhur
Jo nuk dua ti zgjojë më
Ashtu në heshtje të përçoj mesazhe
Që përmes fjalëve asnjëherë nuk munda të ti them.