Nga Lutfi Dervishi
Në Perëndim, ndryshon elita politike dhe administrata publike është stabël. Këtu tek ne është e kundërta!
Në Perëndim, shërbimi shëndetësor është me pagesë dhe drejtësia falas, këtu është e kundërta.
Në Perëndim paguajnë avokatin, këtu paguajmë gjyqtarin.
Në Perëndim, ndërtuesit gjejnë vende të shkreta dhe i kthejnë në oaze, këtu është e kundërta.
Në Perëndim, kur partia humbet zgjedhjet, dorëhiqet kryetari partisë, këtu dorëhiqet partia.
Në Perëndim partia është për program dhe ide të reja , këtu për vende të reja pune.
Në Perëndim je fajtor pas vendimit të gjykatës, këtu pas verdiktit të partisë!