Home KRYESORE Te ndihesh vetem mes turmes

Te ndihesh vetem mes turmes

Nga Mirela Cela Jorgo

Kush nga ju me thote nese ndonjehere gjate jetes tuaj te deritanishme keni pasur ndjenjen e vetmise absolute edhe kur keni qene ne mes te turmes?

Besoj se te gjithe e kemi provuar kete ndjesi. Gjithashtu mendoj se kjo ka dy nuanca. E para, ku thjesht ndihesh vetem sepse nuk njeh njeri, dhe ketu s’ka asgje te keqe…Dhe ajo tjetra, ku je mes njerezish te njohur dhe ndihesh vetem, sikur nje mur ftohtesie ngrihet padukshmerisht…

Per fat te keq e kam provuar kete ndjesi. Ndihesh ndonjehere sikur je rrethuar nga nje mjergull e dendur ngjyre gri edhe sheh hije qe te kalojne prane, here here degjon zera, por prapseprap e gjen veten aty: te humbur ne mes te mjergulles.

Nuk je vetem, perkundrazi, i rrethuar nga turma njerzish po aq te dendur sa edhe mjergulla, por te gjithe ecin ne drejtime te kunderta. Edhe ti ecen rruges tende, me prezencen e tyre mbi trup, por jo ne shpirt.

Kemi te njejten menyre komunikimi, por ndonjehere eshte kaq e veshtire te komunikosh si te ishim nga planete krejt te ndryshem.

Fenomen qe ndodh sepse nuk e shohim boten me te njejtet sy, edhe shpesh here nuk shikojme ne te njejtin drejtim…

Vetmia mes turmes eshte krejt normale. Jemi krijesa me personalitete te ndryshme, karaktere te ndryshme edhe egoisit nga natyra. Shikojme interesin tone edhe ne ato momente kur besojme se po ndihmojme te tjeret. E konsiderojme veten si qendren e universit, sepse e shohim universin vetem nepermjet vetevetes, prandaj edhe ndihemi shpesh here vetem sepse presim qe edhe te tjeret te na shohin ashtu: si planetin kryesor.

Jo cdo njeri e ndjen veten njesoj si ne turme…Ka nga ata qe e kane jeten bosh dhe e kane mendjen tek turma. Cfare permasash ka turma? Cfare ngjyrash? etj etj.

Pra gjera mikroskopike qe per nje te deshperuar jane gjigande. Turma e ndjen gjithmone nevojen e ulerimes si nje forme e artikulimit te pushtetit e forces se saj.

Kunderpergjigjia vetëmbrojtëse e individit të lirë i cili ndihet i kërcënuar nga ulërimat e turmës është forca e arsyes dhe së vërtetës. Turma mundohet të tiranizojë e shtypi zërin ndryshe të individit të lirë, kurse individi i lirë mundohet që të krijojë një identitet të dallueshëm nga ai i turmës.

Këtë e shohim të manifestuar shpesh në rrjetet sociale në formën e debateve për të përjashtuar një anëtar të caktuar sepse:

a) është një besimtar fanatik mysliman/orthodhoks/katolik/ateist

b) është tradhëtar

c) është turp qe po shan Amerikën.

Cdo individ kerkon te sulmoje dhe fitoje qendren e rrethit dhe jo te bashkepunoje me te tjeret per ruajtjen e rrezes dhe shperndarjen uniforme te te mirave materiale dhe shpirterore per te gjithe.

Ne nuk mblidhemi te bashkepunojme per te percaktuar individin me te afte i cili te percaktoje qendren e rrethit, por luftojme mes vetes.

Me perllogaritesi, me hileqari, me i paafti, me shtypesi, me i pashpirti kap qendren e rrethit te bere brime dhe pasi vret e shkaterron paraardhesin ngul kompasin e tij per te hequr rrathe sipas oreksit te tij.

Te tjeret e durojne me hipokrizi dhe i nenshtrohen duke shkelur mbi parimet e tyre dhe te mases qe perfaqesojne ne pritje te dites kur ta shkaterrojne per te ngulur majen e kompasit te tyre dhe per te hequr rrathet me rrezen qe ju vjen per mbare…

Share: