Home KRYESORE Ububujaa ngatëron Ballat…?

Ububujaa ngatëron Ballat…?

Nga Ylli Dylgjeri

Po lexoj komentet mbi shkrimi e gazetarit Sokol Balla me titullin e gjatë: “Tani është radha që Blushi të veprojë, dhe jo të justifikohet.Titulli vazhdon. “Ndryshe të kënaqet me komplimentet për libra”.

Unë (Ylli) e kisha mbyllur këtu shkrimin. Por, Balla (Sokoli) e ka vazhduar më gjatë. Kështu ka menduar. Kështu quhet edhe shkrim. Sokoli, në llogjikën e shkrimit ka sqaruar: se Blushi “duhet të pranojë garën siç e ofrojnë rregullat e Ramës, të luftojë ta mundë me rregullat e tij”…

Këtu ngatërohet komentuesi i shkrimit me emrin Ububujaa.

Ky komentues pa dashje i ngatëron Ballat. Ngatëron Ballën me Sokol përpara, me Ballën me Taulant përpara.

Ububujaaa, në komentin e tij i drejtohet Ballës (Taulantit) :

O Balla, po ty të gënjen mëndja se duke u bërë fanatik i Ramës dhe duke broçkullitur kundër Blushit je

i një niveli me Blushin? Ajde o Taulant që kërkon motër, ajde!…

Po pse i ngatëron Ububujaa Ballat?

Thjeshtë fare. Deri më tash fushatën antiBlush e ka kryesuar Taulant Balla. Gjuha nuk ndryshon.

Dje Ballat u shtuan.

Edhe Sokoli (Balla) hyri në luftë.

Share: