Nuk e duan skulpturën e atdhetarit Idriz Seferi, “sepse është katolik”, kështu thotë skulptori i kësaj vepre e cila u shkatërrua nga disa banorë te fshatit Muçibabë të komunës së Gjilanit.
Ndonëse e gdhendur për rreth dy javë nga skulptori shqiptar i cili jeton dhe vepron tash sa kohë në Itali, Hevzi Nuhiu, ajo nuk ka pasur “jetëgjatësi” sepse sigurisht keta njerez nuk njohin historine e Kombit dhe nuk e dine qe injoranca e ka lene kaq mbrapa.
Skuptori ka treguar se tek sa kishte nisur të punoje në këtë skulpturë, disa banorë të këtij fshati nuk e kanë lejuar që ta vazhdojë punën e tij duke ia thyer atë. Ai tregon se si zgjedh vendet strategjike dhe ku puna e tij shihet nga kalimtaret e rastit.
E ndërsa për rastin është njoftuar edhe Policia e Rajonit të Gjilanit. Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka thënë së të dyja palët si skulptori Hevzi Nuhi po edhe disa banorë të fshatit Muçibabë duhet që t’i paraqesin dokumentet për punë, dhe për pronësi.
Kjo ndodhi e shemtuar nuk i ben turp vrtem kesaj Komune por gjithe Kosoves e te merresh vetem me anen formale te problematikes behesh pjese e turpit qe i mbetet te gjithe Kombit i cili ja ruajtur tolerancen fetare si trashegimine me te rendesishme.
Por cmund te thone keta fshatare injorante per ushtaret e NATO-s qe e cliruan Kosoven nga thundra e dhunshme serbe? Pjesa me e madhe e tyre duhet te kene qene katolike! A nuk eshte ky veprim mosmirenjohje ndaj atyre qe ju sollen lirine? Apo ata katoliket e tjere Gjermane, italiane franceze e te tjere qe u kane ofruar shtetesi mijera qytetareve te Kosoves ne dekada!? Turp per ata qe e kane bere kete veprim vandal, por turp me i madh per atoritet e Gjilanit qe nuk i ndeshkojne keta injorante dhe mosmirenjohes.
Shenim: Idriz Seferi eshte bashke luftetar ne Isa Buletinin dhe shquar ne luftrat kunder Turqve dhe Serbeve. Nuk dihet perkatesia e tij e sakte fetare, por ai ka qene shqiptar i shquar dhe patriot.