Erion Brace, kryetar i Komisionit të Ekonomisë, ka reaguar me zemërim ndaj gjyqit që ka nisur ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ndaj Bankës së Shqipërisë dhe Kuvendit të Shqipërisë, duke i akuzuar për shkarkim të padrejtë.
Sipas Braçes, Fullani kërkon gjysmë milion euro dëmshpërblim. Ja pronuncimi i plote i Braces:
“Se mos keni harruar: Adrian Fullani eshte guvernatori i Bankes se Shqiperise, ne mandatin e te cilit, ndodhi vjedhja me e madhe e Bankes se Shqiperise nga brenda; ka dhe te tjera por po e le me kaq!! Banka e Shqiperise eshte banka qe u vodh nen mandatin e Adrian Fullanit; keshilli mbikqyres i Bankes shkarkoi Adrian Fullanin ne kushtet kur mbi te kishte nje akuze te rende dhe kur ishte nen arrest!! Kuvendi i Shqiperise eshte institucioni qe ratifikoi vendimin e Keshillit per shkarkimin e Adrian Fullanit kur mbi te kishte nje akuze shume te rende dhe ishte ne arrest!!” shkruan Braçe.
Seanca e pare ka qene super!! Gjyqi eshte i hapur. Secili nder ju mund ta ndjeke ate dhe, nuk duhet te humbe rastin pa degjuar ligjerimet ekzemplare te avokates se Familjes, Erinda Ballanca!!
Ne seancen e pare, ka kerkuar psikologe qe te vleresoje gjendjen e Adrian Fullanit si dhe demin moral shkaktuar atij nga shkarkimet!!”