Home KRYESORE Rama me letër kembimin me Bashen donte alibi për vizitën në Amerikë!

Rama me letër kembimin me Bashen donte alibi për vizitën në Amerikë!

Sipas studiuesit Ndriçim Kulla kur kryeministri Edi Rama i dërgoi letrën e fundit kryetarit të opozitës Lulzim Basha, ai kishte bërë llogari që të përfitonte edhe nga një përgjigje pozitive, edhe nga një përgjigje negative. Por Kulla thote se tanimë që kanë kaluar disa ditë nga letra, është e qartë se Rama nuk ka arritur as njërën dhe as tjetrën. “Madje ai ka arritur të kundërtën e asaj që priste me letrën” thotë Kulla ne artikullin e sotem te tij botuar ne “Mapo” duke ju referuar letres publike si ta panevojshme dhe sugjeruar mënyra te tjera civile te komunikimit politik ne Shqipërinë qe dëshiron te behet Europiane.

“Rama e kishte parashikuar përgjigjen negative të Bashës dhe donte ta përdorte atë si alibi për atë që shumë gjëra sa iu përket reformave, dekriminalizimit etj., nuk kanë shkuar sipas rekomandimeve amerikane. Rama kërkon të thotë pra se unë jam i prirur për dialog dhe bashkëpunim me opozitën, për konsensus për reformat, dekriminalizimin etj., por është kryetari i opozitës ai që nuk dëshiron të bashkëpunojë për këto çështje.” – thote Kulla ne fakt duke qëlluar sakte dhe ditet e vizites besohet se do ta konfirmojnë ketë mundësi…

Share: