Home KRYESORE Te akuzuarit per rekrutim Jihadistes rrezikojnë 152 vite burg

Te akuzuarit per rekrutim Jihadistes rrezikojnë 152 vite burg

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dënimin me 152 vjet burg në total për nëntë të pandehurit e akuzuar për rekrutimin e shqiptarëve në luftën e Sirisë.

Sipas Prokurorisë, ekzistojnë prova të shumta që dëshmojnë se të pandehurit, mes të cilëve edhe dy imamë, kanë bindur dhe dërguar në Siri më shumë se 70 shqiptarë për të luftuar përkrah grupeve terroriste si Al Nusra dhe ISIS.

Prokuroria kërkoi dënimin me nga 15 vjet burg secili për pesë të pandehurit e tjerë; Orion Reçi, Astrit Tola, Verdi Morava, Fadil Muslimani dhe Edmond Balla, ndërsa për Zeqir Ymerin kërkoi 17 vjet burg.

Të gjithë ata akuzohen gjithashtu për “nxitje dhe thirrje publike për kryerjen e akteve terroriste” dhe “rekrutim të personave me qëllim kryerjen e akteve terroriste”.

Share: