Home KRYESORE Të etur për pak dashuri…

Të etur për pak dashuri…

Nga Dritana Hamollari

Me shpirt kapluar nga dëshirat,

Rrëshqasim  fshehtas nëpër shtrat,

Mes teje, vehtes dhe hapësirës,

Të rrekemi, rishtaz si hajmal.

Afsh hulumtues harbon ndjenjën,

Që prek, mbërthyer nën çarçaf

Porsi erë gjarpëruese mbështjell

Mes krahësh plot e  përplot flakë.

Sa kohë e prisja këtë magji,

Të endeshim ëmbël e  të përmall,

Të etur për pak dashuri,

Ah! C’na bëre moj natë. ..

Share: