Home KRYESORE Ambasada e SHBA ne Tirane: Qytetarë amerikanë, kujdes!

Ambasada e SHBA ne Tirane: Qytetarë amerikanë, kujdes!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka paralajmëruar të gjithë qytetarët amerikanë që jetojnë e punojnë në Shqipëri, të tregohen të kujdesshëm dhe të mos frekuentojnë ambiente shumë të mëdha publike dhe te populluara gjatë këtyre ditëve.

Apeli i Ambasadës së SHBA ka ardhur pas nisjes së seancës gjyqësore të xhihadistëve, ku pritet që të jepet edhe dënimi ndaj tyre, pas pretencës së Prokurorisë që kërkoi 152 vite burg.

Sipas mediave, paralajmërimi ka ardhur edhe pas disa informacioneve që kanë qarkulluar për sulme të ndryshme nëse imamët e vetëshpallur shpallen fajtorë.

Por, përveç frekuentimit të zonave që lidhen me objektin e Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe atyre më shumë njerëz, ambasada iu bën apel që të mos frekuentojnë edhe ndonjë tubim apo demonstratë që mund të ndodhë pas dhënies së vendimit nga gjykata…

Share: