Politika e jashtme e Shqipërisë është e intimiduar sa herë që përmendet Çështja Çame, deklaroi kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi në emisionin e Eni Vasilit ne News 24.
Sipas idrizit kjo u pa qartë edhe në vizitën e fundit të ministrit Bushati në Athinë. Ai duhet të kishte këmbëngulur së paku në të gjithë çështjet e reciprocitetit me Greqinë. E tillë është edhe ngritja e varrezave greke.
“Kjo s’ka për të ndodhur sa kohë që Greqia nuk do të japë leje për varrezat çame atje”, deklaroi Idrizi.
Për debatet me studiuesin Aurel Plasari, Shpëtim Idrizi tha se “profesori hyri kot dhe skiç në këtë çështje”.