Home KRYESORE “Charlie Hebdo” ne rruge te gabuar dhe rasti shqiptar!

“Charlie Hebdo” ne rruge te gabuar dhe rasti shqiptar!

Redaktorët e revistës satirike franceze “Charlie Hebdo” janë duke u përballur me kritika të shumta, pas publikimit të një artikulli i cili i lidh sulmet terroriste të Brukselit me myslimanët e zakonshëm në Evropë.

Në një editorial të titulluar “Si përfunduam këtu? revista, e cila pësoi sulm terrorist më 7 janar 2015, jep opinionin e saj, sigurisht subjektiv për sulmet në Belgjikë dy javë më parë, ku mbetën të vrarë 32 njerëz.

Cole, autor në Charlie Hebdo, thote se “logjika e Charlie është se nuk ka myslimanë të pafajshëm, dhe se diçka duhet të bëhet për këta njerëz” dhe, sipas mendimit te Perqasje.com ky eshte synimi i terroristeve te vene Islamin kunder Perendimit qe eshte kryesisht kristian

Kritikuesit me te drejte sugjerojnë se artikulli “ka shpifur ndaj individëve që praktikojnë Islamin”, si dhe ndaj vetë Islamit.

Prezantuesi i Al Jazeera, Mehdi Hasan, ka publikuar në Twitter shumë kritika ndaj këtij artikulli, duke përfshirë një opinion në përgjigje ndaj autorit të Charlie Hebdo, Teju Cole.

Ndaj qasjeve te tilla iracionale duhet vendosmeri qe te mos lejohet qe lufta e Perendimitme Terrorin qofte ky me baze politiko islamike te zgjerohet ne lufte me te gjithe muslimanet e pafajshem te cilet ndihen mire me Perendimin e ne Europe.

Kesaj radhe duhet thene qartazi qe  “Charlie Hebdo” eshte ne rruge te gabuar. Rasti shqiptar i Dialogut Nderfetar do ishte nje shembull i mire per mbare boten ne kete situate.

Share: