Home I pakategorizuar DIMËR PËR DIMËR E VJESHTË PËR VJESHTË

DIMËR PËR DIMËR E VJESHTË PËR VJESHTË

Një poezi nga Ilirian Zhupa

Dimër për dimër e vjeshtë për vjeshtë
Të kam kërkuar dhe më ke ikur.
Sa herë të gjeja, s’di pse kam heshtur,
Sa herë më ikje, s’di pse kam thirrur.

Fytyrë ti s’kishe, as emër, as sy,
Hapin ta ndjeja, por s’lije gjurmë,
Më shfaqeshe befas, vrapoja te ti
Dhe gjeja dritëhijen e pemëve në muz.

Në shtegun e natës, në agun e ditës,
Fytyrën tënde prej avujsh dhe ere
E gjeja në mijëra fytyra që prisnin,
E prapë ty s’të gjeja.

Ç’ishte ky trill, kjo lojë, kjo fshehje,
Ditë pas dite e stinë pas stine?
Përplaseshim rrugës dhe prapë e paprekshme,
Humbje hapësirave dhe prapë intime.

Si duket, fëmijë kemi qenë pa e ditur,
Mister kemi bërë një gjë kaq të thejshtë,
Ke ardhur – kam heshtur, ke ikur – kam thirrur,
Dimër për dimër e vjeshtë për vjeshtë.”

Share: