Home KRYESORE E heshtur

E heshtur

Nga Era Cela

Të desha, të dua, e heshtur, vetmuar,

Gjithë natën për ty, përpëlitem.

Trupin dhe shpirtin, m’i ke pushtuar,

Për ty o djalë venitem.

Përse sharmi yt më skallavëroi?

Në qindra ëndrra të të shikoj.

Përse njerëzia s’më shohin të qeshur?

Por veç të mbyllur, të ndrojtur, të heshtur!

Apo kam rënë në dashuri,

Me heshtjen lajmëtare, ëmbëlsi?!

 

Share: