Nga Sali Bytyçi
Të merresh me Abdullah Zenelin është kohë e humbur dhe unë nuk kam kohë për të humbur. Për miqtë e mi desha të bëj vetëm një sqarim:
Abdullah Zeneli ka filluar të më fyejë në Fb, që nga ardhja e Kujtim Shalës si Ministër i Kulturës, kinse në mbrojtje të Sabri Hamitit prej meje, d.m.th. rreth pesë (5) vjet pasi e kam botuar shkrimin tim për plagjiaturën e këtij të fundit! Ndërsa deri në këtë kohë më konsideronte “mik”, prej kësaj kohe m’u hodh me të katrat në qafë! Që në atë kohë i thashë, edhe me shkrim, por edhe kur e kam takuar në rrugë, që të më shajë sa të dojë, nëse i paguhet, por jo kot, po ai, si ai më, m’u përgjigj që nuk është njeri që punon për para, por për parime (!!!).
Para 2-3 ditësh Berat Armagedoni bëri një shkrim, në të cilin në mënyrë të detajuar, po edhe të dokumentuar, shkruan se sa euro i mori Abdullah Zeneli nga Ministria e Kulturës brenda një viti.
Unë vetëm e shpërndava shkrimin e Berat Armagedonit me dy-tri fjali, si: “Ja përse më shante Abdullah Zeneli”, dhe ai shpërtheu në ofensivën e dytë të sharje-fyerjeve! Nuk merret me shifrat, por iu kthehet sharjeve të stilit të tij të njohur nga të gjithë.
Në këtë shënim më duhet të them edhe këtë: Po t’ia jepte një ministër i PDK-së, apo i një partie tjetër: AAK, Nisma, VV etj. botuesit të vet 49 555 euro brenda një viti, siç ia paska dhënë Kujtim Shala Abdullah Zenelit, do ta merrte vesh edhe Ban ki-muni, ndërkaq kur ia jep një ministër i LDK-së, për këtë shkruan vetëm Verat Armagedoni!!!
Ky është opinioni ynë. Kurrë nuk gjykon me fakte, me shifra, po me anime politike.
A është konflikt interesi dhënia e dhjetëra mijëra eurove botuesit të vet nga ministri i Kulturës, Kujtim Shala, këtë duhet ta thonë organet kompetente, nëse i ka shteti ynë, si shtet demokratik që i thotë vetes!
Çfarëdo që shtoj më shumë për një njeri si Abdullah Zeneli, vetëm sa e vras kohën time të shtrenjtë.
Se si qëndron puna, pra sa është paguar Abduallah Zeneli dhe sivëllezërit e tij botues të Kosovës, për një vit, më së miri shihet në ueb-faqen e Ministrisë së Kulturës. Lexuesi të gjykojë pavarësisht çfarë them unë, apo çfarë thotë i apostrofuari Abdullah.