Home KRYESORE FEJA E SHQIPTARIT NË SHKOLLA

FEJA E SHQIPTARIT NË SHKOLLA

NGA ROLAND QAFOKU

Nisma e qeverisë për futjen e mësimit për fenë në shkollat publike dhe jopublike elementare u pasua me një debat si përherë e për çdogjë të re në Shqipëri. Në fakt, në pamje të parë kur e dëgjon këtë nismë por edhe deklaratat e kryeministrit Rama dhe ministres së Arsimit Lindita Nikolla të lë një ndjesi të mirë. Kjo edhe për faktin që historia e fesë në Shqipëri ka oshilacione që asnjë popull e komb nuk I ka kaluar. Pikërisht vetëm për cështjen e fesë, në vitin 1967 Shqipëria ka hyrën në historinë e Botës si i vetmi shtet zyrtarisht ateist, në të cilin feja, besimi dhe ritet ndaloheshin me ligj.

Dhe kjo edhe sot ka pasojë se një injorance në drejtim të kulturës së fesë, lëre pastaj të mënyrës së besimit e të tjera që lidhen me fenë.

Por sapo mbaron kjo shija e mirë, gjithçka I lë vendin një sërë pikëpyetjeve që lindin krejt natyrshëm pas kësaj. Pikëpyetje që lidhen me mënyrën se si do trajtohet mësimi apo sic po thuhet kultura dhe historinë e fesë.

Ja disa pyetje që më shumë e bëjnë të paqartë këtë nismë se sa e ndihmon nxënësit të marrin kulturë fetare.

Së pari, si do mësohet në shkolla fakti që në 200-300-400-500 vjet më parë, ne shqiptarët pothuaj të gjithë ishim të krishterë dhe u konvertuam muslimanë? Gjatë presidencës së vet, ish-kreu I shtetit Alfred Moisiu perifrazoi në një fjalim në Londër pak a shumë se “mjafton të kruash pak në lëkurën e çdo shqiptari dhe të gjithë dalin të krishterë”. Por kjo deklaratë u pasua me kundërdeklarata deri në kërkesë për ndjesë nga përfaqesues të komunitetit musliman.

Së dyti, si do mësohet kjo kulturë në shkollë për rastin e përqindjes së komuniteteve fetare në Shqipëri. A ju kujtohet censusi I vitit 2012 që nxori shifrat? Të gjitë komunitetet nuk ishin dakord me këtë census dhe të gjithë reaguan dhe të gjithë thanë se nuk e njihnin sensusin dhe se ata vetë kishin shifra të tjera. Madje një nga komunitetet fetare kreu edhe censusin vetë duke dhënë edhe shifrat përkatëse. Pra si do shkruhet kjo përqindje në në tekstet mësimore?

Së treti, si do shkruhet histyoria e konvertimimi i shqiptarëve në muslimanë dhe si do tu shpjegohet nxënësve se si ka mundësi që në një familje të vetme një pjestar I saj ishte katolik, një ishte ortodoks, një musliman dhe një tjetër bektashi?

Së katërti, si do shkruhen historitë e luftrave fetare nëpër botë, si përshembull të kryqëzatave të krishterë? A do thyen e shkruhen ato? Natyrisht që çfarëdo të shkruhet do të sjellë debate.

Si do shkruhet kjo histori në shkolla par raportin e fesë gjatë luftës së dytë Botërore ne Shqiperi? Si do të shkruhet nëse kishte klerikë shqiptarë që bashkëpunuan me pushtuesit italianë dhe gjermanë? Një fakt që ka sjellë gjithnjë debate mes studiuesve por edhe komuniteteve fetare dhe nuk ka si most ë sjellë debate edhe në shkollë.

Si do shkruhet në shkolla fakti që studiues të shumtë në botën perëndimore nuk e quajnë harmoni fetare por indiferencë fetare raportet mes komuniteteve fetare në vend. Dhe kjo mund të sjellë debate pa fund.

Si do të trajtohet në shkolla terrorizmi dhe fakti që 150 shqiptarë besimtarë muslimanë I janë bashkuar luftëtarëve të ISIS?

Pra nga një synim të mirë, kultura dhe mësimi në shkolla mund të shoqërohet me debate që nje Zot e di se si mund të ndalohen. Pa në vend të mësojmë nxënësit me fenë, frika është se mos nisim debate dhe sherre mes feve, një gjë aq të padëshiruar. Nëse kemi realisht një vlerë kombëtare është se mes feve nuk ka sherr sic ndodh në politië, në media e në shoqëri. Nëse kjo gjë prishet atëherë më mirë kulturën e fesë më mirë të mos e fusim në shkolla. Ndryshe këmi dëmtuar një nga vlerat më te shenjta të kombit tonë: Harmoninë fetare.

Share: