Nga Lira Gjika
Fëmija po rritet, po zbulon veten, po zbulon kufijtë dhe mjedisin ku është pjesë. Po mëson gjuhën, po mëson fjalën, si ti gërshetojë ato. Po mëson, “ç’është mirë dhe ç’është keq”. Po mëson: veprimi, që bëri, si është? Po fjala që tha, a ishte ajo e duhura? A i pëlqeu mamit, po babit? Po i rrituri pse reagoi ashtu, po një radhë më parë, reagoi ndryshe.
Fëmija po eksperimenton, për të njohur deri ku mund të arrijë dhe si mund ta bajë më mirë. Prindërit, apo zëvendësuesit e tyre, janë aty, jo që ti ndëshkojnë, por ti ndihmojnë, tia lehtësojë “punën”, duke aprovuar apo terhequr vemendjen, apo duke nxitur, që ta përsërisë. Të inkurajojnë fëmijën, të mos mërzitet kur nuk del ashtu sic, ai fëmija, e dëshiron. apo duke i konstatuar se: sot e kreu me mire se dje, apo sot, nuk e coi deri në fund, apo: përqendrohu pak më shumë.
Mbi të gjitha si ti përdori për mirë gabimet. Njeriu në përgjithësi, dhe fëmija në veçanti mësojnë nëpërmjet gabimit, por jo duke i ndëshkuar, por duke e ndihmuar të njohë vetinë e veprimit.
Kush veprim do ta bëjë të ndihet mirë dhe kush veprim. të ndihet keq ose i mërzitur, ose i inatosur. Pra prindërit, të rriturit, janë aty, për ti mbështetur dhe siguruar, që nuk janë vetëm. Të rriturit nuk janë aty, që ti tregojë fëmijës atë, që ai di më mirë, që nuk di. I rrituri është aty ti tregojë, se dikur edhe ai ka qenë në këtë situatë si ai, fëmija, i parritur dhe ja ka dalë. Tani është radha e tij, që të ndihmojë dhe fëmija të rritet.
Nëse prindërit dhe të rriturit, në përgjithësi, do të informoheshin sado pak për fëmijërinë në përgjithësi dhe mosha përkatëse në veçanti, kjo do të ndihmonte të bënin mirë punën e tyre dhe nuk do të dallonin gabimet e fëmijës, por arritjet e tijë.
Gabimin mbase e bëjnë të rriturit, që dallojnë gabimin dhe jo, sa është rritur dhe, sa shumë tenton të përvehtësojë.Lira Gjika